Struga si Teksasi ,sot u grabit sërish banka TTK

Kalimtar të rastit deri te Strugalajm.com kanë përcjellur informacionin se para disa minutave është grabitur banka TTK në Strugë.Ata nuk japin më shumë info dhe detaje por konfirmojnë se banka në fjalë është grabitur.Para disa javësh e njëjta bank ishte në shenjestër, kur një person i maskuar me armë duke kërcënuar të punësuarit ka arritur të marr rreth 220 mijë denarë sipas policisë .Grabitje spektakulare është vërejtur edhe nga kalimtarët e rastit.Kjo është grabitja e dytë brenda dy javëve në këtë bank që ndodhet në afërsi të shkollave të mesme të Strugës ndërkohë qytetarët jo pa ironi të thonë se Struga po i ngjan Teksasit të dikurshëm ku vjedhjet e bankave ishin normalitet.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...