Një pjesë e biznesit të hotelerisë në Strugë, mungesën e gadishmërisë së të rinjve strugan për të punuar në sektorin e hotelerisë gradualishtë po e zëvendësojnë me të rinj nga zonat e afërta matan kufirit.Tashmë në një pjesë të lokaleve të Strugës ata që shërbejnë janë të rinj nga Shqipëria sidomos nga zonat e afërta kufitare ,një pjesë e tyre studentë në Strugë që bëjnë kamarierin në baret dhe restorantet e Strugës.Ndërkohë,në disa raste nga biznesi i hotelerisë është ngritur shqetësimi se mungon gadishmëria e të rinjve vendas që të punojnë në sektorin e hotelerisë .Gjetja e një vendi të sigurtë pune është një sfidë që e kalon cdo individ në shoqëri pa marr parsysh pregaditjen profesionale apo kualifikimin arsimor.Në Strugë prej kohësh nën zë nga pundhënësit pranohet dhe diskutohet fakti që të rinjtë shqiptar shumë vështirë pranojnë të punësohen në kompanitë e këtushme sidomos në sektorin e prodhimtarisë,ndërtimit apo edhe hotelerisë duke zgjidhur më mirë të rrinë të papunë dhe të presin momentin kur do tu ndricoj fati për një mundësi të ‘’artë’’ drejtë perëndimit. Nën zë disa biznese të kontaktuar nga ‘’Strugalajm.com’’ pa dashur të identifikohen konfirmojnë se hasin në vështirësi në gjetjen e krahut të punës për disa kategori të cilin janë detyruar të kërkojnë atje ku u ofrohet.(Strugalajm.com)
Artikuj të ngjashëm
Lexo gjithashtu:
Close - Miku i madh i shqiptarëve bëhet drejtor i CIA-s5 hours më parë
- Ali Ahmeti takime me diasporën, nis me Zvicrën7 hours më parë
- Skandali i basteve në Turqi “prek” Shqipërinë dhe Maqedoninë?9 hours më parë