Struganët e Çikagos në festë

Shoqata Shqiptare ,,Valët e Liqenit,,në pragramin e saj ka vënë prioritet afrimit të struganëve në moton të ruajmë gjuhën shqipe dhe traditën kombëtare për mërgimtarët në Amerikë dhe kudo në botë.Më këto fjalë e çeli programin e mbrëmshëm artisti i diasporës Pajazit Murtishi në ,,Diplomat Vest,,në Çikago me shfaqjen e programit kulturor me valle,recitime dhe këngë shqipe për të pranishmit e shumtë struganë si dhe shqiptaro-amerikanë nga trojet tona etnike.

​Në Çikago jetojnë afro 40 mijë shqiptarë të rojeve tona etnike nga Struga,Prespa dhe Kërçova që përbëjnë shumicën shqiptaro-amerikanë në Komunitetin Shqiptar,që koha e rëndë ekonomike dhe padrejtësitë historike i shtrëngoi që të marrin rrugën e mërgimit këndej detit në Amerikën e largët.Nëpër vite Çikago ishte qendra e një berthame të fortë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe për zgjidhjene drejtë të shqiptarëve në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut,kështu është shkruar në analet historike të diasporës shqiptare në Çikago.

​Para dekorimit të sallës dhe flamurit kuq e zi,programi kulturor i Shoqatës Shqiptare,,Valet e Liqenit,,nisi me një fragment ,,Dasma Strugane,,për të vazhduar me hymnin kombëtar dhe tigujt e muzikës shqiptare në përkujdesjen artsitike të profesor Ismail Mehmeti.Në skenën artistike parakaluan të rinjët shqiptaro-amerikanë me recitimet dhe këngët në gjuhën e bukur shqipe me mesazhin kombëtar se Struga është qyteti dhe ëndrra e brezave dhe kthimi tek valët e liqenit.StrugaLajm

​Programin artistik ,,Valet e Liqenit në Çikago e begatuan me recimet e tyre Alma Selimi,Rihana Osmani,Rea Bekteshi,Emir Aliu-Diellza Asani,Remi Kazaferi,Refie Amzai,Alejna Osmani dhe mbresë të veçantë të programit pati këngë ,,Moj e bukura more,,që me sukses e interpetoi bashkë me babain Leila dhe Jeton Murtishi për çka publiku e duatrokiti me emocione dhe me ngritje në këmbë.

​Kryetari i Shoqatës Shqiptare,,Valet e Liqenit,,Vullnet Dervishi foli për aktualitetin e shoqatës dhe angazhimi i diasporës shqiptare në Çikago,që ka për pikësynim të ruajë e të kultivojë gjuhën shqipe dhe vlerat e traditës kombëtare për të mbijetuar nga asimilimi i brezave që vijnë pas nesh.Për aktivitetin kombëtar ndër vite për ruajtjen e gjuhës shqipe si dhe për çështjen shqiptare në hapësirën etnike,u nderuan me mirënjohje Mahmut Skenderi(SHSHA),profesor Sulejman Naxhaku dhe artisti i diasporës Pajazit Murtishi.Për fund duhet përmendur nismën që ka marrë kjo shoqatë shqiptaro-amerikan për akordimin e një fondi për bursa për shkollimin e të rinjve struganë që kanë marrë udhën e dijes në universitetet dhe kolegjet në Çikago.Bursën e parë kjo shoqatë e ndau për studenten shqiptare Iliriana Osmani dhe ky program universitar i bursave për të rinjët shqiptarë për Shoqatën Shqiptare,,Valet e Liqenit,,do të jetë i akorduar për çdo vit të ri akademik.

​Skënder Karaçica/INA

In : Aktuale

Loading...
loading...