STRUGANËT E “DRINIT” TË SUKSESSHËM NË “KËRÇOVA OPEN 2018”

 

Ditën e diel në qytetin e Kërçovës u zhvillua turneu i 18 – Ndërkombëtar në karate “Kërçova Open 2018”. Në këtë turne mori pjesë edhe Klubi i Kratesë “DRINI” nga Struga. Struganët nga ky turne u kthyen me plotë 15 medalje të fituara, nga të cilat: 7 medalje ari, 4 medalje argjendi dhe 4 medalje bronzi. Me medalje ari u stolisën: Melisa Hajredini – kata 2007 Velerda Seferi – kumite 2006/ +45kg Hamza Zylali – kumite 2005/ +55kg Loriana Ramo – kumite kadete / -54kg Zana Xheladini – kumite kadete / +54kg Hamza Zylali – kumite kadet/ -63kg Ilira Xheladini – kumite juniore/ -48kg Me medalje të argjendë u stolisën: Drini Hajredini – kata 2008 Fjolla Hajdari – kata 2007 Kastriot Malo – kumite 2005/ -55kg Muhamed Sinani – kumite 2005/ +55kg Me medalje të bronztë u stolisën: Kata ekipore 2007-2008 (Drini dhe Melisa Hajredini dhe Fjolla Hajdari) Sara Sinani – kata 2006 Velerda Seferi – kata 2006 Sara Sinani – kumite 2006/ +45kg Klubi i Karatesë “Drini” në fund u shpërblye me kupë si fituesi i vendit të dytë në plasmanin e përgjithshëm. Ndërsa, Hamza Zylali fitoj kupën si sportisti më i mirë i Turneut. K.K “Drini” vazhdon me aktivitetet e radhës, ku më datë 24 dhe 25 mars 2018 me sportistin më të mirë të klubit, Shaban Murtishi, do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për senior.StrugaLajmStrugaLajm

 StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...