Struganët e shpërndan alfabetin në cdo vendbanim shqiptar në Maqedoni(Retro)

Rrënjët që u hodhën në vitet 1941 kur për herë të parë u hapën shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Strugë nxorrën fidanët e parë që më vonë do të ishin misionarët e gjuhës dhe arsimit shqip në gjithë trevat shqiptare të Maqedonisë.Të bëje mësuesin në vitete e pasluftës së dytë botërore përvec se ishte një satisfaksion ishte dhe një shërbim që i bëhej shoqërisë dhe kombit thotë Nevzat Doko mësuesi veteran i arsimit shqip në Maqedoni .

Nevzati bashkë me bashkëshorten Nashife tashmë e ndjer për shumë vite shërbyen si mësues në fshatra të ndryshme të Shkupit për tu kthyer në Strugë ku edhe pensionohet pas dyzet viteve në mësuesi .Doko tregon se ishin mësuesit e parë që erdhën nga Shqipëria ata që hodhën themelet e arsimit shqip në Strugë por edhe në Maqedoni sepse po të mos ishin shkollat e 1941-t që u hapën më cdo vendbanim shqiptar arsimi shqip nuk do të ishte në këtë stad.Me një kujtesë të admirueshme Nevzat Doko tashmë 83 vjecar potencon se arsimin e parë bazikë e mori në shkollën e parë shqipe në vendlindjen e tij në Koroshishtë që në vitin 1941 për ta vazhduar në shkollën shtatëvjecare në qytetin e Strugës në vitet 1947-48 për ta vazhduar normalen në Tetovë dhe Shkup.Pas mbarimit të normales Nevzat Doko tregon se kërkesa për mësues ishin të shumta dhe në këtë drejtim ai fillon të shërbej si mësues në Gercec të Shkupit ndërkohë pasi mbaron ushtrin sërish kthehet si mësues gjithashtu shërben si mësues në fshtrat Bukovic për të vazhduar në Luboten ,Rashce ,Bllacë e Sipërme fshtra këto të rrethit të Shkupit vite në të cilat bashkë me të mësuesen e bënte edhe bashkëudhëtarja e tij e jetës Nashife.Roli i mësuesit në vitete e 50-ta të shekullit të kaluar kur ai bashkë me bashkëshorten shërbenin si mësues në fshatrat e Shkupit, Doko e portretizon si një punë që përvec se kërkonte punë didaktike me nxënësit lypte një qasje të kujdesshme sepse privimi nga shkollimi kishin bërë të veten .Përvec mësimit të nxënësve në këto kohë mësuesit ishin prmotor edhe të kurseve kundër analfabetizmit që organizoheshin në atë kohë kur numri i atyre që nuk dinin shkrim edhe këndim ishte i madh.Doko tregon se për rreth 10 vjet sa qëndroi në fshtrat e Shkupit si mësues vërejti se popullësia shqiptare e Shkupit ishte e etur për mësimin në gjuhën shqipe sepse në dallim nga trevat e tjera shkollat e para shqipe në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës u hapën shumë vite më vonë se në lokalitetet e tjera shqiptare në Maqedoni.’’Të bëje atë kohë mësuesin përvec vështirësive të kohës ishte më shumë një mision që bëhej me kënaqësi .Mësuesi ishte ai që pasi transferoheshte të jepte mësim në një fshat të caktuar ai aty transferoheshte të jetoj në ambientet ngjitur shkollës duke e jetuar në cdo moment jetën e atij komuniteti.Përvec mësimit të fëmive mësuesi ishte pjesë aktive në organizimin e jetës –shoqërore të fshatit , lokalitetit apo kurseve për mësimin e shkrim-leximit ‘’thekson ai.Edhe pse ishte ambientuar me mësuesin në rajonin e Shkupit ,Doko tregon se rethanat familjare e detyrojnë që të rikthehet në Strugë ku për më shumë se 25 vjet bën mësuesin e gjuhës shqipe në fshtrat Ladorisht dhe Kalishtë deri në vitin 1979 kur edhe pensionohet.

Struga një fidanishte e mësuesëve në Maqedoni
Nevzat Doko i cili prej vitesh drejton Asocacionin e mësusëve veteran të Strugës theksnon se Struga ka qënë një nga qytetet që ka nxierrur një numër të madh të mësuesëve që përhapën shqipen pothuajse në cdo anë ku mësoheshte shqip në Maqedoni.’’Në vitet 50-60 të shekullit të kaluar por edhe më vonë nuk mund të gjeje shkollë shqipe në Maqedoni që nuk kishte një apo dy mësues nga rrethi i Strugës. Mësuesit nga Struga i gjeje në cdo vendbanim shqiptar dhe kjo nuk ndodhi rastësisht por ishte si rezultat i përcaktimit arsimdashës të këtij ambienti’’thekson ai.Kur pyetet për rolin e mësuesi dje dhe sot veterani i arsimit Nevzat Doko potencon se në këtë drejtim ka një devalvim të sistemit të vlera sepse dikur model ishin njerëzit e shkolluar dhe të diturit ndërsa tani aspekti matrial ka determinuar një zhvendosje të atyre vlerave drejt asaj matriale.’’Të bëje mësuesi në atë kohë ishte një prestigj më vete ndërsa tani mësuesit janë në periferin e vëmendjes së shoqërisë dhe jo rastësishtë jemi në këtë gjendje’’përfundon ai.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...