Struganët në Amerikë, të mërkurën do e festojnë ”Ditën e Verës”

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë anëtarët e Qendrës kulturore shqiptare në Riverdale se më 14 mars, të mërkurën më ora 16 e 30 minuta do të festohet dita e verës, në lokalet e po kësaj Qendre.

Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë që nga fëmijët me prindërit e tyre gjer te më të moshuarit. Dita e verës është festa e të gjithve. Le të festojnë fëmijët tuaj!
Për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë vezë të ziera. Të pranishmit me këtë rast do të vënë verore apo martinka siç është e njohur në trevën e Strugës.

Me qëllim që të ruajm identitetin tonë në Amerikën e madhe, ne duhet të ruajmë vlerat tona kombëtare. Një nga vlerat e lashta të popullit tonë padyshim është edhe dita e verës. Festa me e hareshme e motmotit jo vetëm për fëmijët por për të gjithë familjarët.

Për këtë aktivitet, për gëzimin e fëmijëve tuaj janë kujdesur dhe do të kujdesen disa sponsorë tanë emrat e të cilëve do t’ i bëjmë publike, për ata që duan, pas festës ose në filmin e shkurtër prej 5-15 minuta me titull:
Dita e verës në Amerikë.StrugaLajm

Gëzuar dhe për shumë vjet ditën e verës!
Na gjetë moti gëzuar!

Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...