Struganet nuk ndalen: Arbëresha Shabani,zgjidhet në Këshillin e qytetit Hässleholm të Suedisë

Demokracia në Suedi po jep inpakt edhe në integrimin  e mërgimtarëve  tanë në këtë shtet të Europës Veriore.Pas lajmit të zgjedhjes së Arjeta Recit në Këshillin e qytetiti Växjö në Suedi Strugalajm.com informohet se edhe  Arbëresha Shabani e lindur në Strugë por e rritur dhe e edukuar në Suedi ka arritur si përfaqësuese e Partisë së Gjelbër të zgjidhet këshilltare në qytetit Hässleholm përndryshe shqiptarja e parë e zgjedhur në organet drejtuese të këtij qyteti.Arbëresha Shabani për strugalajm tregon se pas largimit me familjen nga Struga dhe finalizimin e shkollimit në histori dhe shkencat politike dhe angazhimit në punë si ligjëruese  një pjesë të kohës ja ka kushtuar aktiviizimit në dobi të shoqërisë ndërsa në aspektin politik është angazhuar me Partinë e Gjelbër.Ajo tregon se gjatë fushata e saj ka qënë e fokusuar në më shumë në rritjen e nivelit të shkollimit si dhe në drejtim të promovimit të integrimit.(Strugalajm.com)

 StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...