Strugani Beni Osmanoski, shpallet kampion botëror në kik-boks

Mbrëmë në Thurgau të Zvicrës u zhvillua lufta (gara) për titullin Botëror të Kikboksit deri në 83 kg .Lufta për këtë titull u zhvillua mes Beni Osmanoskit struganit nga Oktisi dhe kundërshtarit të tij Ibo Topirok nga Gjermania.

Në vazhdim ju sjellim deklaratën e Beni Osmanoskit për portalin Strugalajm.com me rastin e suksesit të arritur, gjegjësisht fitimit të titullit të gjashtë të botës.”Në këtë luftë e fitova me vendim të gjyqtarëve, në raundin e katërt i dhashë kundërshtarit një goditje të majtë dhe e rrëzova, kishte edhe numërim, por duke qenë se është një luftëtar me përvojë, Topirok vazhdoi të luftojë si një luftëtar i vërtetë. Unë jam ende 100% i sigurt se isha më i mirë se kundërshtari dhe si rezultat erdhi një fitore e re, kështu që zyrtarisht u bëra kampion bote për herë të 6-të. Pavarësisht se tre javë më parë isha i sëmurë (grip i rëndë), duke qëndruar në shtëpi.Kjo sfidë ndodhi ne Ramazan muaji i madhërishëm nga i cili nuk heq dorë kurrë, Allahu i Madhëruar më dha forcën për të fituar në këtë luftë dhe më dha nxitjen që të vazhdoj, pra të përmirësohem në këtë lloj përballje – tha kampioni botëror Beni Osmanoski.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...