Strugani Bernard Ramadani shpëton turistin nga mbytja në liqen(Video)

Sot në liqenin afër Hotel Drini në Strugë ndodhi një akt heroik që i shpëtoi jetën një turisti nga India. Bernard Ramadan, tregoi guxim dhe shpejtësi veprimi duke ndërhyrë menjëherë pasi pa një person që po mbytej në liqen.

“Isha te limani dhe e pashë si po mbytej. Reagova direkt, u hodha dhe e nxora në breg,” tregon Bernardi.

Bernardi, pa hezitim, arriti të tërheqë turistin në breg, rasti u ndoq nga shumë kalimtarë të rastit që vëzhgonin situatën. Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë dhe të vendosur, turisti indian u shpëtua dhe pas disa momenteve rikuperimi, ai e falënderoi shpëtimtarin lokal për veprimin e tij heroik.StrugaLajm

Ky akt solidariteti dhe guximi nga Bernardi tregon edhe një herë vlerën e ndihmës së ndërsjellë dhe humanizmit në situata të rrezikshme.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...