STRUGANI NURI MURAT SOJLIU-PERSONALITET I SHQUAR I KOMBIT SHQIPTAR

Prof. Dr. Nebi Dervishi

Perkujtesë

“PERSONALITET I SHQUAR I KOMBIT SHQIPTAR (NURI MURAT SOJLIU (Bakalli) 

Qershor – 1872-1947”

(Me rastin e 152 vjetorit të lindjes)

Fushëgropa e Ohrit – vatër e qytetërimit mijavjeçarë, trevë e mbushur me Legjenda trimash, e ka ndjerë kurdoherë dashurinë dhe kujdesin e madhë të bijëve të saj. Ata e kanë dashur edhe atëherë kur ajo rënkonte nën peshën e robërisë, edhe atëherë kur vërsuleshin drejt saj, taborret e gjysëmhënës që në fund të shek. XIV, gjatë tërë shekullit XV e në vazhdim. Ata e kanë dashur me dashurinë e shenjtë të bijve për vatanin. Ata i kanë falur asaj jo vetëm pranverat e njoma por edhe pleqërinë e thellë. Në mesin e plejadës së patriotëve (atdhetarëve) të shquar nga Struga e Ohri, akoma sot, përflitet me respekt emri i Nuri Murat Sojliut, i këtij burri që fatin e vet e lidhi në mënyrë të pazgjidhshme me fatin e kasabasë të Strugës dhe krejt Shqipërisë.

Viti 2024 bashkon në një të vetme dy skajet e jetës së tij; 152 vjetorin e Lindjes dhe 77 vjetorin e vdekjes. Fati i tij ishte thuajse i njëjtë me atë të mjaft bashkëatdhetarëve të tjerë. Lindi në atdhe, në kasabanë e Strugës së bukur” siç e pëlqenin të quanin qytetin e vet djemtë e Murat Sojliut (Dr. Ibrahim Temo e Nuriu), në vitin 1872 dhe vdiq po në Strugë që e deshi aq shumë rreth vitit 1947, 

Në qytetin e Strugës, në lagjen e atëhershme “Mustafa Çelebi”, Nuri Sojliu, i biri i Muratit Sojliut ose Murat Bakallit, kaloi fëmijërinë, u formua e u brumos në mjedisin familjar dhe qytetar me dashurinë për atdheun e vendlindjen. Ende fëmijë, do të shihte në shtëpinë e madhe të rrethuar me bahçe, dhjetra trima të Ohrit, Strugës, Manastirit, Starovës e Kolonjës, të cilët kishin marrë mbi vete, detyrën e vështirë të autonomisë së vilajeteve shqiptare si dhe bashkimin e tyre në një administratë të vetme.

Ishte tepër i vogël, në vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur konaket e shtëpisë në lagjen “Mustafa Çelebi” mbusheshin me trima e bisedat e tyre zgjatnin tërë natën. Me shpërndarjen e Lidhjes së Prizrenit, Porta e Lartë e ndoqi  Murat Sojliu. Për më shumë kohë, Murati qëndroi kaçak në malet e trevave lindore, në Rekë, malësinë e Strugës si dhe në Starovë e Kolonjë. Më pas me ndihmën e parisë së Strugës, Porta e Lartë lëshoi ndaj tij një ferman ku falte. Ndonëse ishte larg shtëpisë, në vitet 1880-1884, Murat Sojliu u kujdes që djemtë e tij të vazhdonin shkollën, falë gjendjes së mirë ekonomike që e trashëgonte. Nuriu i vogël do të filonte mësimet në shkollën fillore të qytetit e cila natyrisht ishte në gjuhën turke dhe për më tej, shimica e mësimeve ishin të karakterit fetar. Nuri Sojliu, gjithsesi do të ishte tepër i vëmendshëm në mësime dhe ndonëse djalë i hedhur në lodra, ai do të kishte kudoherë rezultate të larta në marrjen e dijeve. Më pas në kapërsyell të viteve 1890-1891, Nuri Sojliu do ta shohim në Stamboll ku ndjek vjërën pas tjetrës disa vite shkollim, për të përfunduar në degën e financës, në një prej shkollave të larta të asaj kohe në Stamboll. Studimet e larta në Stamboll, nuk do të mund të pengonin Nuri Sojliun që të bashkëpunonte ngushtësisht më Hamdi Bej Ohrin, Nexhip Dragën, Dervishi Himën, Ismail Qemalin, me vëllaun e tij, Dr. Ibrahim Temon, e të tjerë. Disa kohë pasi pat mbaruar studimet, ndonëse e priste karierën e mrekullueshme në zyrat me rëndësi të Stambollit Nuri Sojliu të punojë pranë vendlindjes së vet, ndonëse nuk donte të shkëputej sadopak prej veprimtarisë atdhetare. Punoi pak kohë në Stamboll por bie në sy të autoriteteve policore të Portës së Lartë për shkak të mendimeve të veta të cilat sigurisht bien ndesh  me prirjet autarktike të Portës së Lartë. 

Guxon të flas hapur se shqiptarët duhet të ngrihen në mbrojtje të kërkesave të tyre, ngase varfëria është kaq e madhe sap o merr jetë njerëzisht. Nuri Sojliu padyshim ishte tejet i revoltuar kur në korrikun e vitit 1896, nga Struga e dashur e tij, vinin lajme të tilla si: “Ndër shtëpijat që u kanë shkuar djemtë ushtarë do të shkojnë kryepleqtë e katundarëve dhe të lagjeve të qytetit, për t’i detyruar njerëzit e shtëpisë së shesin plaçkat, për të paguar taksat. Bile xhandarëve u është dhënë dorë e lirë të mbledhin edhe Stolitë e grave” (AQSH, F. 19 dos. 32/3, fl.9; E. Shehu, Maqedonia shqiptare, f. 214-215).

Një dhjetëvjeçarët e fundit të shek XIX, kur lindi dhe u rrit Nuri SOjliu, Struga ishte kthyer tanimë në një qendër e rëndësishme qytetare, e tërhequr jo vetëm në jetën ekonomike të trevave shqiptare, por edhe në ngjarjet politike e kulturore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Gjithë kjo atmosferë e qytetit të lindjes do të linte mbresa tek Nuriu i ri. Edhe pse u shkëput shumë shpejt nga vendlindja, ai nuk do ta harronte kurrë “qytetin  buzë gjolit”, siç, e kishin zakon ta quanin Strugën e atyre viteve qytetarët Strugan.

Ndikim vendimtar në formimin e Nuriut, si atdhetar dhe intelektuarl revolucionar ushtar idetë e mëdha të rilindasve të shquar shqiptar dhe mendimtarëve e iluministëve përparimtar turq të fundit të shek.XIX.

Por, ndër faktorët kryesor, që e shtytën Nuri Sojliun drejt mendimeve e veprimeve atdhetare, ishin: gjendja e rëndë e Shqipërisë nën regjimin apsolutist të sulltanit; mungesa e të drejtave kombëtare dhe politike-kulturore për shqiptarët, si edhe rreziku që i kanosej ekzistencës së kombit shqiptar dhe të ardhmes së tij. U largua nga Struga në moshë të re, por i mëkuar, tanimë me një dashuri aq të zjarrtë për Shqipërinë, të cilën nuk arritën ta abehin as madhështia e kryeqytetit të Perandorisë, Stambollit, Lidhjet e vazhdueshme me vendlindjen dhe me familjen e tij, qëndrimi atje gjatë pushimeve verore dhe takimet me bashkëvendasit, bënë  që në mendjen dhe në zemrën e tij të mbeten gjithnjë të freskëta vuajtjet e popullit shqiptar, aspiratat e tij për liri dhe pavarsi për të hyrë në rrugën e përparimit ekonomik dhe kulturor. Dëshira për ta pa atdheun të lirë nga çdo zgjedhë e huaj, për ta shpëtuar nga copëtimi që i kanosej për shkak të politikës shoveniste të monarkive fqinje, për t’i parë shqiptarët dhe trojet e tyre të bashkuara në një shtet të vetëm kombëtar, u kthyen në mendjen e Nuri Sojliut të ri, në një ëndërr, në një aspiratë së cilës do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.

Të shkruajsh për familjen dhe personalitetin e Nuri Sojliut nuk është ndërmarrje e lehtë.

Të parët vinin nga fshati Sokol ose Gurabardhi i kazasë së Matit. Në Besimin islam u konvertuan shumë herët, që në gjysmën e dytë të shek. XV, kohë kur feja islame (islamizmi) filloi të përhapej në zonën e Matit. Burrat e fisit Nuri Sojliut I ndeshim si pjesmarrës të qëndresës kundërosmane, por siç që e natyrhsme, edhe si udhëtarë të Perandorisë Osmane gjatë luftrave të saj me Rusinë dhe me shtetet fqinje ballkanike. Si më të hershmin e fisit Sojli, Dr. Ibrahim Temo në Autobigrafinë e tij, e përmend stër-stërgjyshërin Ademi nga Gurbardhi i Matit, i cili vritet gjatë luftrave të Skenderbeut me sultan Muratin II, me çrast gjysma e burrave të fisit të Nuriut nga linja e babës dhe nënës qenë vrarë në këto beteja.

Zbritja e të parëve të tij në Nahinë e Strugës, e cila ishte në kuadër të nënprefekturës (kazasë) dhe njëherit të sanxhakut të Ohrit, përkon me periudhën e sundimit të Karamahmut Pashë Bushatliut (1749-1796) ose në vitet 80-90 të shek> XVIII dhe me kryengritjen kundërosmane që shpërthen në trevën e Matit në fund të shek. XVIII.

Pas shuarjes së Kryengritjes, Abdullahu, që mbeti gjallë, se bashku me djalin Ademin, u larguan nga gurabardhi, dhe fillimisht u vendosën në Labënishtë, në malinë e Strugës, ku filluan me veprimtarinë e tregëtisë.

Mustafai – ishte djali tjetër i Avdullahut, i cili në fund të shekullit XVIII, të cilin e përkrahu deri në ditët e fundit të qëndresës, janar 1822.

Në vitet e para të shek. XIX, pas vdekjes së babait, Avdullahut, (varrin e ka në Labënishtë), djali më i madh Ademi, lëshoi shtëpinë në fshatin Labënishtë dhe u vendos në kasabanë e Strugës, ku bleu një hanë. Nga martesa e Ademit me një vajzë strugane, lindi Mustafa Sojliu, gjyshi i Nuri Sojliut.

Babai i Nuriut, Murati ishte fëmija e dytë nga pesëmbëshjetë fëmijët e familjes shumëantarëshe. Sipas Dr. Ibrahim Temos, që I shënon në Avtobiografinë e tij, shkruante se babai Murat ishte i vetmi nga të gjithë fëmijët që dinte shkrim e këndim dhe s ekishte kryer shkollën e lagjes në “Mustafa Çelebi”.

Në Avtobiografinë e Dr. Ibrahim Temo e përshkruan edhe nënën e tij Fatimenë, si një zonjë të zgjuar, me zemër të mirë, besimtare dhe që dallohej në tërë kasabanë për kujdesin që tregonte në edukimin e fëmijëve dhe në mirëvajtjen e familjes.

I ati i Nuriut, Murati, pas ndarjes nga vëllezërit, në vitin 1877, vazhdoi si edhe më parë të merrej me veprimtari tregtie dhe zejtarie. Për këtë arsye, nihej jo vetëm me emrin Murat Sojliu, por edhe me emrin Murat Bakalli. Gjithashtu, Dr. Temo shkruante se pas ndarjes, familja e tij ra në varfëri.

Familja Murat SOjliut- Bakallit në Strugë ishte e vendosur në lagjen “Mustafa Çelebi”, në pjesën veriore të qytetit, aty ku gjendet edhe shtëpia e lindjes së Nuri Sojliut, e cila ishte një shtëpi dy katëshe, me një arkitekturë karakteristike për kohën, edhe se pati tri (3) djemë: Avdullain, Dr. Ibrahimin dhe Nuriun, si dhe një vajzë Jelldëzin –  cila ishte martuar në familjen Bellçëjshta të Dibrës.StrugaLajm

Një pinjolle e kësaj familje, zoja Lumturie Rizvani – Përnaska mendon se vajza e Muratit thirrej Xhemile, e jo, Jelldës siç shënon Akademik Kristaq Prifti.

Pra, Avdullai ishte djali më i madh i Murat Sojliut dhe nëjri nga dy vëllezërit e Ibrahimit dhe Nuriut. Jetoi dhe vdes në Tiranë, dhe pati tri Djem: Abdurrahmanin (i cili pati dy djem dhe një vajzë); Masarin (nuk ka lënë trashëgimtarë) dhe  Xhemalin, i cili ka pasur tri (3) djem dhe një vajzë. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht në vitet 1941-1943, sipas dokumenteve të kohës Xhemal Sojliu shërben në administratën e Nënprefekturës së Strugës, gjegjësisht kryente funkcionin kryetar i Bashkisë së Strugës. Edhe në Komunën e Vevçanit, kryetar e haim emrin e Mentor Sojliut, siç duket duhet të ketë qenë djali I Xhemilit.

Dr. Ibrahim Temo (1865-1945), ishte djali i dytë i Murat Sojliut i cili së bashku me Dervish Himën ishin dy nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare në fillim të shek XX, që shquhet si veprimtar i shoqërive patriotike shqiptare të Rumanisë dhe i dha një ndihmesë të madhe për çlirimin e Shqipërisë nga zhgjedha osmane. Ai merrë pjesë në hartimin e peticioneve e memorandumeve drejtuar  Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha nga shoqëritë patriotike shqiptare të Bukureshtit, dhe të kolonive të tjera të mërgimit në vitet 1896-1906, ku kërkohej autonomia e Shqipërisë dhe ruajtja e tërësisë së trojeve shqiptare nga rreziku i copëtimit. Pas shpalljes së “Hyrjetit” (Lirive), 23 korrik 1908, iu kundërvu politikës antishqiptare të xhonturqve dhe hyri në konflikt me ta. Më 1912, gjatë zgjidhjeve të reja në Parlamentin turk qarqet atdhetare e propozuan kandidat për deputet. Pas shpalljes së pavarsisë u vu në mbrojtje të shteit shqiptar.

Me martesën e Dr. Ibrahim temo me zojën Nafije në vitin 1897, patën katër djemë: Skenderi, Ridvani, Hasan Togu (Temo) dhe Naimin, si dhe një vajzë, Senija-in.

Nuri Sojliu – ishte njëri nga tre bijtë e Murat Sojliut.

Pas mbarimit të stdimeve për financa, një kohë të shkurtër punoi në Stamboll. U kthye në vendlindje, pranë gjirit familjar ku edhe martohet me Fatime Hysen Nasufi nga Veleshta, e Strugës dhe lindën tetë fëmije (3 djemë e pesë vajza, sipas prof. Kristaq Priftit). Ndërkaq zonja Lumturi Rizvani – Përnaska shtonë se kanë pasur dhjetë fëmijë (katër djemë e gjashtë vajza):

Shadijen  e martuar në familjen Jonuzi në Ohër dhe ka pasur dy djem: Ademin dhe Musain (1926-2011);

Nadija – e martuar në familjen Guri në Tiranë. Ka lënë: Mynyrin dhe vajzën Maxhiden;

Atixhja –  e martuar në familjen Gega, në Elbasan, e cila ka lënë tre djemë: Muhametin, Dashmirin dhe Çlirimin.

Nadire – e martuar në familje të njohur strugane, dhe ka lënë: djalin Hasanin (Dollogozhda) dhe dy vajza Subijen dhe Nurijen;

Hajrija –  e martuar në familjen Përnaska, në Tiranë, e cila ka lënë tre djemë dhe një vajzë: Temziun, Hivziun dhe Petritin si dhe vajzën Lumturie.

Avniu – ishte një nga djemt e Nuriut, me profesion rrobaqepës por nuk ka lënë trashëgimtar.StrugaLajm

Djali i dytë ishte Alirizai, i cili pas Luftrave Ballkanike sidomos pas Kryengritjes së Shtatorit më 1913, si mijëra familje të tjera të kësaj ane, detyrohet të shpërngulen në Turqi dhe të vendosen në qytetin Balli Qesir. Alirizai i kishte shtatë fëmijë (pesë djemë dhe dy vajza): Fikriun, Selmanin, Muratin e Fiqiriun did he vajzat: Peqer e Zelqiferin.

Fadili ishte djali i tretë i Nuri Sojliut. Në vitet 20 të shek. XX, Fadil emigroi në SH.B.A. Ai kishte gjashtë djemë: Xhevatin, Nuriun, Majkëll, Roj, Bobi dhe Xhimi-n.

Nuri Sojliu lindi në Kasabanë e Strugës, në Lagjen “Mustafa Çelebi”, në vitin 1872 dhe ishte më i vogli nga tri djemtë e Fatimes dhe Murat Mustafa Sojliut (Bakallit). Ai lindi dhe u rrit në një familje me tradita atdhetare brezë pas brezi, si nga ana e babait dhe nga ana e nënës Fatime. Nuriu u rrit së bashku  me vëllezërit Avdulla dhe Dr. Ibrahim Temo, të cilët u shquan në vitet e Rilindjes Kombëtare shqiptare me aktivitetin e dendur politik, në dobi të çështjes kombëtare. Pasiqë për kohën kur jetuan e vepruan ata ishin të shkolluar, atyre u mbeti edhe epiteti “efendi”.

Ndonëse ishte larg shtëpisë, I ndjekur nga administrate osmane, në vitet 1880-1884, Murat Sojliu, u kujdes që djemtë e tij të vazhdonin shkollën, falë gjendjes së mirë ekonomike që trashëgonte. Nuriu I vogël do të fillonte mësimet në shkollën fillore në vendlindje e cila ishte në gjuhën turke dhe për më tej, shumica e mësimeve ishin të karakterit fetar. Nuri Dojliu, gjithsesi do të ishte tepër i vëmendshëm në mësime dhe për këtë do të arrijë rrezultate të larta në nxënjen e dijeve. Më pas në Kapërcyell të viteve 1890-1891, Nuri Sojliu do të shofim në Stamboll ku ndjek njërën pas tjetrës disa vite shkollim, për të përfunduar në degën e financës, në një prej shkollave të larta të asaj kohe në Stamboll. Studimet e larta në Stamboll, nuk do të mund ta pengonin Nuri Sojliun që të bashkëpunonte ngushtësisht me Dervish Himën, Ibrahim Temon, Ismail Qemalin, Hamdi Bej Ohrin, Nexhip Dragën e tjerë, me të cilët u ushqye me ndjenjat atdhetare.

Në vitin 1905, fillimisht me punë u caktua në Shkup në administratën osmane, e më pasë në Kazanë e Starovës. Në fillim të shek XX, shtëpia e Babait të tij në kasabanë e Strugës ishte bërë qendra e Lëvizjes Kombëtare, ku personalisht Nuriu ishte aktiv dhe energjik në përhapjen e ndjenjës patriotike. Ai kishte Lidhje me klubin e Manastrit atë të Shkupit dhe të Bukureshtit. Babai i tij, Murati disa herë Nuriun e dërgoi në koloninë shqiptare të Bukureshtit e të Konstancës, ku jetonte edhe Dr. Temo e Kristo Meksi, nga ku solli libra e abetare shqipe (B. Goçe, ata që…. F. 165).

Gazeta “Kosova”, e 19 shtatorit 1942, 2 dhe gazeta “Tomorri”, 20 gusht 1942, në artikullin :Përpjekjet kreshnike të Strugës shqiptare për liri e për Shqipëri”, në mes tjerash shkruajnë:

“Vjet, më 27 gusht 1941, Struga desh t’ua kalonte shoqeve: midis qendrave të Tokave të çliruara, ishte para që hodhi themelet t’u ngrehë një përmendore “Dëshorëve”, për të pavdeksuar lavdinë e shkëlqyer t’atyre vigajve, të cilët të rritur nën meloditë hynore të valëve të Drinit plak që këngëton jetën mijëvjeçare të Kombit tonë, me zemra të ndezura flagë të dashurisë s’Atdheut, ranë therron: djelm të njohur e të panjohur që kanë bërë më të shktrenjtë për këtë tokë të dashur shqiptare”… S’andjemi Struga nxorri frymëzimin që n’agimin e zgjimit kombëtar arriti të bëhet një nga vatrat e lëvizjes patriotike. Me pushkë e me libër në dorë, bitë e saj u përpoqën midis rreziqeve dhe vuajtën burgimin dhe arratinë. Kjo lëvizje mori një hovë të jashtëzakonshëm rreth viteve 1900-1908 dhe kishte gjetur përkrahës fanatikë. Një epizodë e asaj kohe na tregon se shtëpia e Murat Sojliut dhe Beqir Agës u bënë si shkolla të gjuhës amtare, ku djelmuria gjenin libra e gazeta shqipe, të dërguara prej bijëve Struganë që ndodheshin në mërgim.

E një ditë (më 1907) shtëpija e Sojlive (e cila gjendej në lagjen “Mustafa Çelebi, N.D.) u rrethua prej një detashmenti ushtarësh. Murati, bashkë me të vijtë Abdullahun e Nuriun u arrestuan dhe u burgosën prej osmanlinjëve, si propagandues shqiptar, mirëpo pas disa javësh u lëshuan meqënëse nuk u shtinë në dorë dokumentet, sepse nacionalistët struganë punonin me fshehtësi të madhe e me takt.

Në këtë mënyrë vepruan gjer në shpalljen e konstitucionit (kushtetutës) turk e pastaj puna doli në shesh gjatë periudhës së Lirisë xhon-turke, ku shumë prej të interesuarve u lanë të kthehen në Shqipëri, gjersa turqit e rinj i dëbuan dhe u burgosën përsëri.

Këto paudhësira të reja shkaktuan reaksion të madh në popull, i cili tash e kishte kuptuar më qëllimin e qeverisë turke dhe kështu ishte lidhur për jetë e për vdekje me nacionalistat që në qershorin e 1912 u pregatitën për arrati sipas parullës që kishin nga qendra e përgjithshme. Çeta e Strugës u bashkua me fuqi të cilën e pushoi duke ngritur Flamurin kuq e zi mbi urën e Drinit”…

Në gjysmën e dytë të muajit nëntor 1908, të frymëzuar nga Dr. Ibrahim Temo, Struganët krijuan klubin “Bashkimi”. Kryetar nderi i klubit “Bashkimi” të Strugës e zgjodhën Murat Sojliun, ndërkaq i biri Nuri Sojliu u caktua në detyrën sekretare arkatar. Klubi “Bashkimi” i Strugës, zhvilloi veprimtari të gjërë në mbështetjen e kandidaturës së Dervish Himës, kolosit të Rilindjes Kombëtare nga kjo anë, për t’u zgjedhur deputet në parlamentin xhon-turk. Në krnga kjo anë, për t’u zgjedhur deputet në parlamentin xhon-turk. Në krye të kësaj propaganda ishte Nuri Sojliu dhe shokët e tij. Abdulla Rushiti – Gojdrinasi, Rexhep Hajdar Aga, Dr. Ali Murteza Struga, etj

Pas ndalimit të veprimtarisë të klubit “Bashkimi” të Shtrugës (dhjetor 1909), nga administrate xhonturke, me përpjekjet e Nuri Sojliut dhe atdhetarëve të tjerë në fillim të vitit 1910, në Strugë u hap shkolla e parë shqipe.

Nuri Sojliu mbështeti Kongresin e Parë të Manastirit nëntor 1908 dhe alfabetin latin të gjuhës shqipe.

Së bashku me Hamdi Bej Ohrin dhe Abdulla Rushitin Gojëdrimasin në shtatorin e 1909, Nuri Sojliu mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe u bë nismëtar për dërgimin e nxënësve të Strugës në shkollën Normale të Elbasanit.

Nuri Sojliu bashkëpunoi dendur dhe pati korespondencë të rregullt me vëllanë e tij Dr. Ibrahim Temo në Rumani, si dhe me Dervish Himën, Luigj Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin në Elbasan. Ai mbante lidhjet me klubet shoqërite, Komitetin e Fshehtë për Lirinë e Shqipërisë “Ja vdekje- Ja liri”, “Shoqërinë e Zezë për Shpëtim”, dhe atdhetarët e tjerë Brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane. Ai, shkonte personalisht në kulbet e Shkupit, Dibrës, Ohrit, Manastirit, etj, ku takohej me pjestarët e tyre dhe është e natyrshme që merrte udhëzime për koordinimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë atdhetare që zhvilloheshin në këto anë. Ai shpesh herë ka shkuar tek i vëllau Dr. Temo në Rmani, jo vetëm si pjestar i familjes por edhe për të trajtuar problemet kombëtare, politike të kohës prej nga merrte edhe udhëzime të cilat i përcillte tek miqtë e tij. prej andej ai në vendlindje sillte material të ndryshme të botuara në gjuhën shqipe, si gazeta, libra etj, të cilat i shpërndante në Strugë, Ohër, Dibër, etj. 

Autori i këtij portreti modestë, kushtuar Nuri Murat Sojliut Firmëtar i Aktit të SHpalljes së Pavarsisë në nëntorin e 1912, ka në dispozicion disa dokumente në original, që i man si syt e ballit, të cilat dëshmojnë për aktivitetin e dendur të Nuri Sojliut, sidomos për vitet 1911-1912.

Në nëtorin e 1912, Nuri Sojliu u zgjodh delegate i Strugës në grupin e korifejve atdhetarë për të marrë pjesë në Aktin e Shenjtë të SHpalljes së Pavarsisë në Kuvendin e VLorës.

Gazeta “Tomorri” (20 gusht1942) në mesë tjerash shkruan: “Klubi Bashkimi” vazhdoi aktivitetin deri në ditën që serbët pushtuan Strugën, më 1912, megjithatë pengimet dhe vështirësitë e hasura. Një ditë përpara se të hynin fuqitë serbe (21 nëntor N. D. ) në qytet, Nuri Sojliu i mblodhi dokumentet e të hollat e klubit dhe u nis për në Elbasan, prej ku do të shkonte në Kongresin e Vlorës, delegat i Strugës, së bashku me Dr. Murtezain, sipas kërkesës së bërë prej Ismail Qemalit”.

Në një situatë tepër të vështirë dhe të rrezikshme, kur ushtritë serbe dhe ato greke po sulmonin dhe po pushtonin njëra pas tjetrës qytetet shqiptare në very dhe jugë të Shqipërisë, mbajtja e Kuvendit të Vlorës u përshpejtua.

Në mbledhjen e parë të Kuvendit të Përgjithshëm 15-28 të Vjeshtës së Tretë 1912, në vërtetimin e kartave të delgatëve nga Ohri dhe Struga janë: Z. Z. Zyhdi Beu, Dr. Murtezai e Nuri Efendi Sojliu. Aktin e Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, e firmosën ata delegatë që mundën të arrijnë në Vlorë në atë moment historik dhe solemn. Ndërmjet 40 firmave të delegatëve nga të gjitha krahinat shqiptare, figurojnë emrat Dr. H. Myrteza, Nuri (sojliu) dhe Zuhdi Ohria, ky i fundit i veshur me kostumin kombëtar, të treja të nënshkruara në gjuhën shqipe.

Nuriu është i katërti në reshtin e parë në krah të mjatë të Ismail Qemalit në foton e bërë më 18.11.1913, me rasrin e përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarsisë, e njohur si foto e delegatëve që morrën pjesë në Vlorë në Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Edhe pas vitit 1912, Nuriu nuk ndaloi aktivitetin e tij edhe kur Struga u pushtua nga serbët dhe as Mbretërinë Serbe. Ka dhënë se Nuriu ka qënë organizator i kryengritjes së Petrinjës. Në një letër të Nuriut dërguar nga Ohri në vitin 1913 vëllait të tij Dr. Ibrahim temos në Ruamni, i shkruan për masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve.

Nuriu mbështeti të gjitha lëvizjet politike me karakter demokratik. Më 22.04.1914, Nuriu gjendej në Durrës pranë Pric Vidit dhe i dërgon një kartolinë me pamjen e Princ Vidit, vëllait të tij në Kostancë ku i shkruan se serbi kudo dhe në Ohër, po mbledh taksat e dy vjetëve dhe se të gjithë po ikin në male. Në fund të majit dhe deri në shtator të vitit 1914, Dr. Ibrahim temo gjendet në Durrës pranë Princ Vidit.

Në vitin 1924 në krye të një përfaqësie të Strugës, Nuri Sojliu shkoi në Tiranë dhe u takua me Fan Nolin dhe Luigj Gurakuqin.

Në vitin 1937 merr pjesë së bashku me vëllain e tij Dr. I. Temo të ftuar nga Komisioni I kremtimit të 25 vjetorit të Pavarsisë dhe nga Bashkia Tiranë, në kremtimet që u bënë me këtë rast.

Pas formimit të Prefekturës së Dibrës në gusht 1941, në nënprefekturën e Strugës, kryetar i bashkësisë së saj emërua Xhemal Abdullah Sojli, ndërsa kryetar i Komunës së Vevçanit që varej nga kjo nënprefekturë ishte Mendot Xhemal Sojli. Sipas dëshmive gojore, parakalimin e organizuar me rastin e një feste për shqiptarët në Strugë, kur Prefekt ka qënë Riza Drini, vajza e vogël- Hajrija- ka parakaluar e veshur me kostumin tradicional shqiptar, ndërsa i ati i saj, Nruiu vetë ka parakaluar përpara autoriteteve qeveritare, me flamurin shqiptar të qëndisur nga dy vajzat e tij: Shadije dhe Hadije.

Nuriu vdiq në shtëpinë e tij, në Strugë, në vitin 1947. Në ceremoninë mortore të tij, morrën pjesë autoritetet e vendit dhe gjithë populli i Strugës. Në ballkonin e shtëpisë së tij janë mbajtur fjalime. Arkivoli i tij i mbuluar me flamurin shqiptar u përcoll në banesën e tij të fundit, me repsktin që meritonte si nga familjarët, farefisi, autoritet të vendit dhe nga populli i Strugës. Ka dhënë se ka patur dhe të shtëna armësh.

Ai prehet edhe sot në varrezat myslymane të qytetit të Strugës.

15 Janar 2024-Strugë

Prof Nebi Dervishi


Loading...
loading...