Struganit Xhemi Hajredini i ndahet çmim “Pena Alpine”në Shkodër

Shkodër, 23 tetor 2021
Korridori “Adriatik – Alpe”, me interes të veçantë strategjik për sigurinë kombëtare, në favor të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe turizmit alpin, duhet të fillojë të ndërtohet një ditë e më parë!
Aksi rrugor nga Shёngjini, Luginёs sё Drinit (Shqipёria veriore), në Gjakovё (Kosova perёndimore) dhe deri në pjesën juglindore të Malit tё Zi nuk duhet mbetur vetëm si kërkesë në letër!
Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, do të thotë:
Pa korridorin Adriatik – Alpe, pa integrimin e kёtij masivi, i cili si shtyllё tё veten ka Alpet shqiptare, ёshtё e kotё tё flitet pёr katёr liritё, pёr bashkёpunim rajonal e ndёrkufitar, aq mё pak, pёr Ballkan tё hapur. Korridori Adriatik – Alpe ёshtё jetik pёr ashtin e trungut tё trojeve tona. “Ballkani i hapur”, nё qoftё se ёshtё projekt serioz, siҫ pretendohet, duhet tё fillojё me ndёrtimin, pikёrisht, tё kёtij korridori. Nё tё kundёrt, kryeministri duhet ta pranojё publikisht se nisma e tij ёshtё nё shёrbim tё Serbisë dhe kundёr interesave tona themelore, ekonomike e gjeostrategjike.”
Kjo ishte tema kryesore e konferencës, respektivisht “Takimit të Shkodrës, 23 tetor 2021”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve”, gazetë rajonale – panshqiptare – ndërballkanike (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhak, Maqedoni e Veriut) në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës.
Takimi u zhvillua në një nga mjediset e hotelit të bukur “Rozafa” në Shkodër, ku të gjithë pjesëmarrësit u pritën dhe u përcollën nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Znj. Voltana Ademi, një zonjë fisnike.
Unë kisha nderin e veçantë të jem pjesëmarrës në këtë ngjarje kombëtare panshqiptare, ku merrnin pjesë personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku dhe nga diaspora shqiptare.
Në këtë konferencë të rëndësishme mbarëkombëtare mu nda edhe çmimi “Pena Alpine” për arritjet në fushën e studimeve diplomatike, krijimet poetike, çmimin e ndarë, dhashë mbështetjen time për idenë e kamotshme për ndërtimin e korridorit Adriatik – Alpe. Të gjithë pjesëmarrësit si fytyra publike që jemi, me autoritetin që kemi, duhet të shtojmë trysninë mbi qeverinë e Tiranës për ta bërë ëndrrën realitet. Pritjes së gjatë (prej 20 vjetësh) nuk duhet t’i shtohet as edhe një ditë më tepër.
Gjatë këtij takimi zonjës së parë të qytetit të Shkodrës, znj. Voltana Ademi, ia dhurova dy veprat e mia: “Roli i mediave në diplomaci” dhe “Vit i brishtë”, ndërkaq për Bibliotekën e Komunës së Tuzit (Mal I Zi) dhurova disa libra.
U ktheva nga Shkodra, “Zonja e randë” e shqiptarizmit, duke shpresuar të kem kontribuuar diçka.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...