Struganja Albnora Musa Doktore më e re e shkencave humanitare – drejtimi Histori

Më datë 21.03.2022 në ambientet e Institutit Nacional në Shkup pranë Universitetit “Kiril dhe Metodij”, Albnora Musa ka mbrojtur tezën e doktoraturës me temë: Gazeta “Albania” si burim për ngjarjet në Shqipëri dhe Maqedoni 1897-1909 dhe ka marrë gradën Doktor i shkencave humanitare drejtimi Histori. Tema ka zgjuar interes jo vetëm për anëtarët e komisionit por edhe për të pranishmit e tjerë. Sipas profesorëve të pranishëm, Albnora është studiuesja e parë që merret me gazetën “Albania” në rrafshin politik, kulturor dhe sociologjik. Më parë në aspektin letrar është marrë vetëm akademiku Luan Starova.
Përndryshe, Albnora Musa ka lindur më 01.04.1991 në Strugë. Në vitin 2009 përfundon me sukses shkollën e mesme në “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë, drejtimi i përgjithshëm. Në vitin akademik 2009/2010, i ka filluar studimet në Universitetin e Tetovës, programi studimor- histori, të cilat i përfundon me suksesin më të lartë (10.00) dhe më 28.08.2013 merr thirrjen profesor i diplomuar i historisë. Në vitin 2013 regjistron studimet pasdiplomike në Universitetin e Tetovës, Fakulteti filozofik në drejtimin Histori-Koha e Re dhe po ashtu me suksesin maksimal (10.00). Më 13.10.2015, mbron temën e masterit dhe merr gradën Magjistër i Historisë-Koha e re. Në vitin 2017, i vazhdon studimet në ciklin e tretë-doktoraturë, në Institutin e Historisë Nacionale në Universitetin “Kirili dhe Metodij” në Shkup, duke i përfunduar me sukses maksimal (10.00), të gjitha provimet e parapara.
Albnora Musa është zgjedhur studente e dalluar e Universitetit të Tetovës në vitin 2013 dhe gjithashtu zgjedhet studente më e mirë e Fakultetit filozofik në nivel shtetëror. Bazuar në suksesin e arritur, në vitin 2013 ajo angazhohet si asistente në Universitetin e Tetovës në Fakultetin filozofik në programin studimor Histori. Nga viti 2013 e deri tani Albnora Musa ka akumuluar përvojë në cilësinë e asistentit në lëndë nga fusha e historisë në Fakultetin filozofik dhe filologjik.
Krahas angazhimit në procesin mësimor, Albnora Musa është marrë vazhdimisht me hulumtime shkencore në fushën e historisë. Veprimtaria shkencore-hulumtuese e saj përbëhet nga artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore, me pjesëmarrje në tubime shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare si në: Paris, Berlin, Barcelonë, Romë, Novi Pazar, Novi Sad, Sarajevë etj.
Disa nga artikujt e saj shkencorë të saj janë:
• F. Ramadani, A. Musa, F. Shabani, Raportet e Faik Konicës me Austro-Hungarinë (1897-1912), Albanologjia-International Journal of Albanology, Vol. 1, Nr. 1-2/2014), (f. 32-40), Tetovë, Maqedoni;
• F. Ramadani, A. Musa, Qëndrimi i Austro-Hungarisë dhe Italisë ndaj çështjes shqiptare (tetor-nëntor 1912), Albanologji, vol. II, Nr. 4, 2014,(f. 527-539), Prishtinë, Kosovë;
• Albnora Musa, Shqiptarët në politikën e Austro-Hungarisë nga Revolucioni Xhonturk deri në prill të vitit 1909, Albanologji, vol. II, Nr. 7, 2016, (f. 379-393), Prishtinë, Kosovë;
• Albnora Musa, Kryengritja e vitit 1910 sipas dokumentacionit vjenez dhe qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj saj, International Scientific Conference “Relations between albanians and Austro-Hungary (Austria) by mid XIX century to our days”, 2016, (f. 199-212), Prishtinë, Kosovë;
• Albnora Musa, Lufta e Parë Ballkanike dhe pasojat e saj për shqiptarët në vilajetin e Manastirit, Albanologji, vol. II, Nr. 8, 2017, (f. 363-377), Prishtinë, Kosovë;
• Albnora Musa, Sterjo Spasse dhe trajtimi historik në romanin PSE, Vjetari shkencor 7 i Fakultetit të edukimit dhe filologjisë, Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”, në proces publikimi.
• Albnora Musa, Kongresi i Manastirit në syrin kritik të Faik Konicës, Albanologji, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Kosovë, në proces publikimi.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...