Strugë, parkingu komunal paguan 2000 euro qira për banesë 65 metra katrorë?

Gazetar: Miki Trajkovski

Ndërmarrja Publike e Parkingjeve “Eko Struga”, paguan qiranë e zyrave më të shtrenjta në Maqedoni, akuzojnë VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, për 65 metra katrorë, çmimi i qirasë, sipas raportit tremujor nga gushti deri në nëntor, ka qenë pak më shumë se 2 mijë euro në muaj.

YouTube video

“Për këtë tremujor janë shpenzuar 2217 euro në muaj, ose për tremujorin e tretë 6652 euro, përfshirë tatimin personal dhe TVSH-në. Dhe mendoj se këtu ka dyshime për veprime inkriminuese, nga lidhja e kontratës dhe pagesa e mëtejshme e qirave prej 1000-2000 euro”, tha Allen Dereban-këshilltar nga VMRO DPMNE.StrugaLajm

Opozita pretendon se qiraja reale e një hapësire të tillë në një objekt banesor privat në Strugë duhet të jetë nga 200 deri në 300 euro. Drejtorja e ndërmarrjes publike pretendon se qiraja nuk ka qenë dy mijë, por një mijë euro me TVSH.StrugaLajm

“Unë e kam trashëguar atë marrëveshje dhe dhjetë herë jam përpjekur ta anuloj atë marrëveshje. Pronari më tha – nëse e ndërpresim kontratën para kohe, do të paguajmë penalitete”, u shpreh Gordana Kitanoska-drejtoreshë e NP “Eko Struga”.

Opozita akuzon gjithashtu se NP Komunale ka shpenzuar 5000 euro në emër të reprezentimeve në vitin 2021. Për dhuratat e punëtorëve për Vitin e Ri, 140.000 denarë, për të cilët nga ndërmarrja thonë se ishin vauçerë me vlerë prej 2.000 denarë për blerje në dyqanet lokale./ Alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...