Strugës i duhet stacion matës për matjen e ndotjes së ajrit

Organizatat qytetare nga Struga, nga institucionet qendrore dhe lokale, urgjentisht kërkojnë një stacion matës, për të matur cilësinë e ajrit në qytet dhe rrethinën e tij. Ata dyshojnë në cilësinë e tij nëse merret parasysh fakti që në deponinë ekzistuese të qytetit, që ndodhet vetëm 500 metra nga shtëpitë e para, çdo ditë hidhen nga disa ton mbeturina. Nga Ministria e Mjedisit kohë më parë njoftuan se një stacion i tillë mobil do të instalohet në vitin 2021.

Këto stacione matëse besoj se nuk janë një problem i madh financiar për qeverinë ose për komunën. Nëse është – atëherë qytetarët e Strugës pajtohen që një pjesë e të ardhurave të tyre personale t’i ndajnë, dhe të blihet stacioni matës dhe ta vendosin atë në interes të shëndetit të njerëzve – tha Gligorije Qatoski, Iniciativa Qytetare “Mjaft”.

StrugaLajm

Alsat

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...