STRUGËS NUK I DUHET NJERI PËR PRES-KONFERENCA DHE PËR FILOZOFI

Sonte në tubimin e realizuar nga Bashkimi Dekomratik në Strugë, në Sallën e Kongreseve të Hotel “Drim”, ku përveç prezencës së Bartësit të listës për këshilltar të Këshillit Komunal z.Resul Kaba dhe keshilltarëve të tjerë të listês, Shefit të Shtabit Zgjedhor të BDI- Strugë dhe Kandidatit për Kryetar Komune z.Ramiz Merko, prezent ishte edhe Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti. Pas fjalimeve të bëra nga përfaqësuesit e BDI-së në Strugë, si edhe ovacioneve të pafund nga të pranishmit të cilët ishin në numër shumë të madh e të cilët duartrokisnin dhe përmendnin emrin e z.Ramiz Merkos, fjalën e mori Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti, i cili gjatë fjalimit të tij në të cilën ai përmendi disa nga arritjet e BDI-së dhe ata tē kohës kur z.Merko ishte kryetar, ai gjithashtu potencoj që Strugës nuk i duhet një person për pres konferenca dhe për filozofi, por një Kryetar i cili do të punoj dhe do të jetë në shërbim të qutetarëve dhe menaxher i aftë i qytetit. Në fund z.Ahmeti falenderoj të pranishmit dhe apeloj që më 15 tetor të votohet për BDI-në respektivisht për Ramiz Merkon, për Komunën që duam.

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...