Osmani paralajmëron ndryshime në Qeveri

Burime partiake kanë thënë se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, pritet rikonstruim i qeverisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, i cili ka thënë se ka kërkesa edhe nga partnerët tjerë të koalicionit qeveritar për ndryshime të mundshme. Osmani këtë e ka sqaruar edhe me ndryshime të raporteve politike brenda subjekteve të koalicionit qeveritar, të cilat programin e tyre tani mundohen ta realizojnë me figura tjera politike, transmeton Gazeta Lajm. Ndërkohë, Alsat-M  ditë më parë ka paralajmëruar se emri më serioz që përmendet për rikonstruim të mundshëm është zëvendës kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika./Lajmpress

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...