Studim: Njerëzit të cilët lexojnë libra jetojnë më gjatë

 

Një studim i publikuar këtyre ditëve në revistën për Shkenca shoqërore dhe mjekësi zbulon se njerëzit të cilët lexojnë libra jetojnë më gjatë se ata të cilët nuk e bëjnë atë.

Studiuesit e Universitetit “Jeil” i kanë testuar 3.635 pjesëmarrës mbi 50 vjeç për shprehitë e tyre të të lexuarit. Të anketuarit janë ndarë në tre grupe – ata të cilët nuk lexojnë, njerëz të cilët lexojnë më pak se 3,5 orë në javë dhe të tillë të cilët lexojnë mbi 3,5 orë gjatë tërë javës.StrugaLajm

Studiuesit e kanë ndjekur çdo grup madje për 12 vjet. Njerëzit të cilët më së shumti kanë lexuar ka qenë gra të arsimuara me të ardhura të larta.

Gjatë studimit, është përcaktuar se dy grupet e lexuesve, kanë jetuar më gjatë se ata të cilët nuk kanë lexuar libra.StrugaLajm

Lexuesit të cilët kanë lexuar mbi 3,5 orë në javë, kanë jetuar 23 muaj më gjatë se ata të cilët nuk kanë lexuar aspak.

Studiuesit kanë konstatuar se jetëgjatësia mund të vazhdohet me aktivitet të thjeshtë siç është leximi. (koha.mk)


Loading...
loading...