Sulejman Rexhepi, do dorëzojë detyrën paqësisht

Ish kreu i BFI’së, Rexhepi nuk do të bëjë rezistencë, por do ta dorëzojë detyrën.

Reis-i i shkarkuar i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi nuk do të bëjë rezistencë për ta mbajtur pozitën e të parit të të këtij institucioni, por do ta dorëzojë atë paqësisht, mëson in7 nga burime brenda të dyja palëve. Pranim – dorëzimi i detyrës do të bëhet së shpejti, brenda pak ditësh, ndërsa për këtë vendim të Sulejman Rexhepit tashmë janë të njoftuar edhe grupi i cili e shkarkoi atë.StrugaLajm

Tentime për shkarkim të Sulejman Rexhepit ka pasur edhe në të kaluarën, por te gjitha pa sukses, pasi Reis-i ka bërë rezistencë dhe ka arritur të mbajë “fronin” e BFI’së në Maqedoni.StrugaLajm

Rexhepi u shkarkua nga 2/3 e votave të Rijasetit të BFI’së, pas ngjarjeve të fundit para festës së Fitër Bajramit, ku ne media u publikua lajmi se Reis-i ishte martuar me një vajzë shumë të re në moshë. Kjo martesë u përfol dhe kritikua shumë në media dhe rrjete social. Presioni i madh i opinionit, siç duket detyroi krerët e myftinive më te fuqishmë në vend për të marrë iniciativë për shkarkimin e tij.
Ushtrues i Detyrës, Kryetar i BFI’së është caktuar kreu i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu.

In : Aktuale

Loading...
loading...