Sulmi i rusëve në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, reagon Mbrojtja

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi tre shtetas me pasaportë ruse dhe ukrainase tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve. Për ngjarjen në Uzinën e Gramshit janë ndaluar tre persona: dy djem edhe një vajzë. Ata ndodhen në komisariatin e Elbasanit. Ndaj tyre ka nisur hetimi nën drejtimin e prokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi.

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”, shkruhet në njoftim.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...