Sulmi me armë ndaj Top Channel, gjendet një makinë e djegur në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri drejt televizionit Top Channel. Për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Ndërkohë mësohet se një automjet i djegur është gjetur pak minuta pas ngjarjes. Mjeti dyshohet se u përket autorëve. Në brendësi të tij janë gjetur 2 kallashnikovë. Mjeti ‘Range Rover’ rezulton me targa të vjedhura.

StrugaLajm

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Një prej tyre la të vdekur 60-vjeçarin Kola. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit.

In : Aktuale

Loading...
loading...