Sulmet ne zemer u marrin jeten 10 mije personave ne vit ne Maqedoni

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të prijnë në listën e sëmundjeve të rrezikshme. Në botë, 17.9 milionë njerëz vdesin çdo vit nga këto sëmundje ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, vetëm gjatë vitit 2018 janë regjistruar mbi 10 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës. Prej tyre, në numër më të madh janë gratë krahasuar me burrat. Me rastin e ditës botërore të zemrës, nga Instituti I shëndetit publik apeluan për kontrolle të rregullta për zbulimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme.

ËSHTË KARAKTERISTIKE SE PO NDRYSHON KUFIRI I MOSHËS SË VDEKJES NGA KËTO SËMUNDJE. PËR SHKAK TË MËNYRËS SË KEQE TË TË JETUARIT, NGA KËTO SËMUNDJE MË SHUMË VDESIN NJERËZ TË RIJNË TË MOSHËS PREJ 40 VJET, POR EDHE NËN MOSHËN 40 VJEÇARE. I FTOJMË QYTETARËT TË BËJNË KONTROLLE TË RREGULLTA PËR SHËNDETIN E TYRE, TA KONTROLLOJNË DHE TË MATIN SHTYPJEN E GJAKUT, YNDYRAT DHE SHEQERIN NË GJAK, MOS TË KONSUMOJNË DUHAN, NËSE JANË DUHANPIRËS TA NDALOJNË ATË DHE GJITHASHTU KONSUMIMI I ALKOOLIT TË JETË NË PAJTIM ME NORMAT E PARAPARA”-POHOI ELENA QOSEVSKA, INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK.

Me këtë rast, qytetarët e pranishëm shfrytëzuan rastin të kontrollojnë shtypjen e gjakut, sheqerin dhe kolesterolin. Po ashtu dëgjuan edhe këshilla profesionale për gjendjen e tyre shëndetësorë. Shumë prej tyre thanë se i përmbahen kontrolleve të rregullta ndërsa të tjerët vetëm atëherë kur është e nevojshme.

“Kam të vendosur një stendë që para tetë vjetësh. Eci shumë, shumë shpesh ngjitem deri në Vodno, ecë në këmbë rreth 8 kilometra. Të gjithë mjekët e thonë këtë, posaçërisht pas intervenimeve në zemër ecja është terapia më e mirë”.

“Kujdesem vazhdimisht, pranoj edhe terapi sepse tashmë kam probleme, shtypje të lartë të gjakut”.StrugaLajm

“Nuk kujdesem shumë, vetëm atëherë kur e ndjej të nevojshme”.

Nga Organizata botërore e shëndetësisë dhe Federat botërore e kardiologëve rekomandojnë që më së paku 30 minuta në ditë të bëhen aktvitete fizike, ecje dhe rekreim. Gjithashtu rekomandohet që përdorimi i bukës dhe pastave të bëhet në masë më të vogël dhe njëjta të zëvendësohet me pemë dhe perime.

Këtë vit, Dita botërore e zemrës u shënua nën moton “Bëhu hero i zemrës, bëj një premtim”.

In : Aktuale

Loading...
loading...