Sulmohen në Serbi dy autobusë të një kompanie kosovare, nga kompania tregojnë a ka të lënduar

Dy autobusë kosovarë që po udhëtonte drejt Beogradit, janë sulmuar mbrëmë në Serbi.

Bëhet fjalë për kompaninë turistike ‘Fjolla Impex’, që është sulmuar në Kurshumli të Serbisë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe kompania në fjalë, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.StrugaLajm

“Mbrëmë duke udhëtuar në drejtim të Beogradit, është gjuajtur me gur. Dy autobusat janë gjuajtur me gurë edhe linja tjetër nga Beogradi që ka qenë duke ardhur për Kosovë. Të lënduar nuk ka, vetëm xhami i autobusit është i thyer, ndërsa në autobusin tjetër është gjuajtur në pjesën e metalit”, ka thënë kompania ‘Fjolla Impex’.

In : Aktuale

Loading...
loading...