Sulmohet kryetari i komunës së Shuto Orizares

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar për sulm ndaj kryetarit të komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush.

Sipas njoftimit, dje në orën 15.00, në hapësirën e komunës Shuto Orizari është sulmuar Dudush, nga një qytetar i revoltuar, që ka hyrë në ambientet e komunës duke thirrë emrin e kreut të saj, duke e kapur më pas dhe tërhequr zvarrë.StrugaLajm

Policia theksi se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës. Dudush i takon partisë rome e cila ishte pjesë e koalicionit me Frontin Evropian në zgjedhjet e fundit parlamentare. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...