Ra bora e parë në Maqedoni!Pamje nga sharri

Malësia e Sharrit sot është gdhirë në mëngjes nga bora. Një pjesë e madhe e kësaj zone është mbuluar nga bora e pare kryesisht në Kodrën e Diellit.

Gjatë ditës do të ketë reshje të borës në zonat më të ulta, nën ndikimin e një vale të të ftohtit. Sipas sinpotikëve, reshjet do të ketë në pjesën perëndimore dhe veriore të Maqedonisë.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500 metra do të ketë reshje të borës. Do të fryejë edhe erë me shpejtësi prej 70 km/h. Kjo masë e të ftohtit do të ndikojë në uljen e temperaturave për 13 gradë Celsius.StrugaLajm

Temperatura e ditës më e ulët do të jetë 3 gradë Celsius në pjesën perëndimore, ndërsa në pjesën lindore të vendit rreth 8 gradë. Në Shkup temperature e ditës prej 10 deri 11 gradë, ndërsa në rajonin e Strugës 13 gradë, në pjesën juglindore 15 deri 16 gradë.StrugaLajm

Nga dita e nesërme do të ketë periudhë stabile të motit me rritje të temperatures së ditës.

In : Aktuale

Loading...
loading...