Takim me pinjollin e familjes së Ismail Qemalit në Myftininë e Strugës

Një Vizitë e Veçantë: Takimi me Pinjollin e Familjes së Ismail Qemalit në Myftininë e Strugës

Kënaqësi e veçantë për Myftininë e BFI-së Strugë të mirëpresë në një ditë të dielë, ditë pushimi, një pasardhës të nderuar të familjes së Ismail Qemalit – ngritësit të flamurit dhe themeluesit të shtetit shqiptar. Z. Qamil Ismail Vlora, i shoqëruar nga Strugani z. Mendarim Çermenika, vizituan zyrat e Myftinisë, ku u pritën me nderime nga Myftiu i Myftinisë së Strugës, H. Adi ef. Murtishi, së bashku me Sekretarin, H. Shefit ef. Ajredini, Edlir ef. Sheji dhe Mevlur ef. Aliu.

Kjo vizitë përbënte jo vetëm një nder të madh për Myftininë e Strugës, por ishte gjithashtu një moment urimi për Myftiun e Strugës në detyrën e tij të re. Në shenjë respekti dhe falënderimi për vizitën, Myftiu i dhuroi z. Qamil Ismail Vlorës librin “Me zemër për Kosovën,” si një simbol i lidhjes së shpirtit kombëtar dhe vlerave të përbashkëta. Z. Qamil Ismail Vlora shprehu falënderimet e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe për punën e bërë nga Myftinia në përforcimin e besimit dhe vlerave fetare në Strugë e më gjërë.

Pas vizitës në Myftini, të pranishmit u drejtuan për një vizitë të përbashkët në varrezat e Strugës, ku ndodhet varri i Xhaxhait të z. Qamil Ismail Vlora, z. Qazim Bej Vlora. Të gjithë së bashku, në një atmosferë solemniteti dhe përkujtimi, kryen një lutje për shpirtin e ndjerë të tij. Z. Qazim Bej Vlora, i njohur gjithashtu si “Mulla Qazimi,” informacion të cilin e ndau me ne z. Qamili, i cili tha se nga e mbaj mend unë Xhaxhain tim e kam dëgjuar edhe me titullin “Mulla”. I ndjeri z. Qazim Bej Vlora ishte një figurë e respektuar dhe e nderuar, një trashëgimi që pasardhësit e tij e mbajnë me krenari dhe përkushtim.

Gjatë këtij takimi, z. Qamil Ismail Vlora ndau me të pranishmit një thënie të urtë të gjyshit të tij të madh, Ismail Qemalit, i cili ka thënë: “Djemtë e mi, nuk bëra pasuri t’ia lija trashëgimi Shqipërisë. Po ju lë një atdhe amanet.” Kjo fjalë mbetet një testament i fuqishëm për çdo shqiptar, një thirrje për të mbrojtur dhe çmuar atdheun tonë të përbashkët.StrugaLajm

Kjo vizitë, përveç se përforcoi lidhjet historike dhe kulturore, mbajti gjallë frymën e besimit dhe përkushtimit ndaj amanetit të të parëve tanë, duke e lidhur historinë e lavdishme me vlerat e larta fetare dhe kulturore.

Myftinia e BFI-së Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...