Takimi Zaev-Zabzuni:Shpresë për qasje të re ndaj Strugës

Takimi trepalësh në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Shpresë për Qasje të re ndaj Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni i shoqëruar nga ekipi i tij realizoi realizoi një takim tripalësh në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i pritur nga Kryeministri Zoran Zaev, ku mori pjesë dhe Kryetari i Komunës së Ohrit z. Nikolla Bakraçeski.

Temë qendrore e diskutimeve ishin problemi me borxhet e ndërmarrjes së përbashkët publike Proaqva , përkatësisht dhe korniza financiare e vendosur ndaj dy komunave.

Kryetari i Komunës së Strugës shprehu shqetësimin se më e dëmtuara si palë në këtë kontratë kredie është Komuna e Strugës për shkak se korniza financiare është shumë më e ulët në krahasim ndaj asaj të Ohrit .StrugaLajmStrugaLajm

Problemi me funksionimin e Proaqvas u diskutua edhe në nivelin e menaxhimit të saj, pra përkatësisht edhe ndarjen e drejtorive ve[ e ve[.StrugaLajm

Nga ana tjetër , pikë ky[e e diskutimeve ishte edhe Deponia e mbetjeve urbane shumë afër zonave më të banuara në Komunën e Strugës. Shqetësimin e njëjtë përcolli edhe Kryetari i Komunës së Ohrit, me [‘rast u propozua zgjidhja e përbashkët në nivel rajonal.

Rregullimi i vijës së pareë të Liqenit u diskutua në vijim, ku si pikë e parë u rendit dhe Plani i Ri Gjeneral urbanistik, i cili do t’I jepte një hov të madh zhvillimit të Komunës së Strugës.

Nuk kaluan pa u diskutuar dhe ndërtimet pa leje si fenomen mjaft negativ, të cilat janë ndërtuar para dhe pas ligjit për legalizimet.

In : Aktuale

Loading...
loading...