Taravari: Akuza e Selës ndaj opozitës shqiptare u zmadhuan! (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vlerëson se akuzat që kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, i bëri ditë më parë ndaj opozitës shqiptare në RMV janë zmadhur, shkruan gazeta LAJM. Taravari, tha se ASH-ja ka raporte korrekte me të gjitha partitë tjera politike.

“Mendoj se nuk ishin akuza. Kryetari i Kuvendit z.Sela moti s’ka qenë prezent në media dhe disi u stërzmadhua kjo. Ai i tha disa fakte që i kemi kaluar si parti dhe nuk kishte akuza për ta hiperbolizuar ashtu. Ne vazhdojmë të kemi raporte korrekte me të gjitha partitë politike shqiptare, sidomos në këtë periudhë shumë të rëndësishme për vendin kur duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Ziadin Sela ditë më parë, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, ka goditur Kasamin dhe Gashin duke thënë se ASH-ja gjithmonë i’a ka zgjatur dorën për të krijuar frontin opozitar duke e ditur se sa e kanë forcën, por se “Besa” dhe “Alternativa” i kanë shkelur marrëveshjet e bashkëpunimit.StrugaLajm

”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga 1 ose 2 maksimumi të marrin deputetë u dhamë 4 dhe na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë dhe nënshkruar dhe sot po tregojnë moral. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që vjen” – tha Sela për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

Nga ana tjetër Ziadin Sela foli edhe rreth bashkëpunimit me BESEN dhe Bilall Kasamin.

”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet më i fortë, ashtu edhe 2017 kur ishim pjesë i Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjer nga Qeveria, kto bën lojën u ndanë në dysh na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, Qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal ne mënyrë që të ndërojnë bllokun e potencën e opozitës, ata vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë por nuk ia arritën” – tha Ziadin Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...