Taravari: Anija e Zaevit po fundoset, shumica e re do të ketë deputetë nga BDI-ja dhe LSDM-ja

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në paraqitjen e tij të sotme siguroi që në shumicën e re parlamentare do të ketë deputetë të LSDM-së dhe të BDI-së. Taravari tha se shpreson që kryeministri Zoran Zaev të jep vetë dorëheqje gjatë ditës së sotme.

“Në gjë është evidente se anija e Zaevit është duke u fundosur, LSDM-ja është komplet e përçarë. S’dihet se kush e udhëheqë LSDM-në, nuk dihet me kë duhet të bisedohet. Dje dëgjuam zotëri Ahmetin që është i gatshëm të bisedojë edhe me LSDM-në dhe me VMRO-DPMNE-në. Jemi duke biseduar edhe me të LSDM-së, edhe me deputetë të BDI-së. Jo me iniciativën tonë, por me iniciativën të atyre, të cilët kanë kërkuar që të takohemi. Kanë kërkuar disa garanca.  Shpresoj që në shumicën e re qind për qind  do të ketë edhe deputetë të LSDM-së dhe të BDI-së, këtë ua garantoj. Vetëm nuk e di nëse do të shkohet në votëbesim të qeverisë apo  do të jep sot dorëheqje Zaevi”,  tha mes tjerash Taravari.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...