Taravari: Ja kur do bëhet koalicioni që do e fitojë 100% BDl- në

Nuk kanë rezultuar të suksesshme përpjekjet e deritanishme të Aleancës për Shqiptarët për një koalicion trepalësh parazgjedhor me Besën dhe Alternativën. Edhe pse ishte lajmëruar një epilog për në fillim të muajit janar, partitë akoma nuk kanë arritur marrëveshje.Duhej të ndodhte para pesë ose gjashtë ditësh por duke insistuar që të mos mbesim dy por të jemi tre dhe e kemi shtyrë por nuk shkon shumë gjatë. Unë shpresoj që për gjashtë – shtatë ditë të përfundojë kjo. Neve na duhet një parti plus për ta fituar BDI-në 100%, për ta bërë ndryshimin historik në 12 prill.

Në qoftë se bëhen dy palë, diferenca do të jetë shumë më e madhe – deklaroi Arben Taravari, sekretar i Aleancës për Shqiptarët.StrugaLajm

Lëvizja Besa nuk ka përjashtuar mundësinë të ulet në tavolinë me Alternativën me qëllim që, siç thonë ata, në këto zgjedhje, qytetarët të kenë një ofertë ndryshe.
Ne kur e jemi formuar Lëvizjen Besa nuk e kemi formuar duke u mbështetur në njëfarë koalicioni apo në ndonjë parti tjetër. Nëse një parti nuk është e gatshme që të ballafaqohet vetë në zgjedhje atëherë unë nuk besoj se ja vlen që ajo parti të funksionojë. Në këtë drejtim, ne duam t’u ofrojmë diçka më ndryshe qytetarëve. Ne duam t’i garantojmë votuesit të Besës që do të jemi pjesë e Qeverisë për të realizuar këto – tha Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.StrugaLajm

Ajo që mbetet e palëkundur në pozitën e saj se nuk pranon bashkëpunim me Besën, është Alternativa.

In : Aktuale

Loading...
loading...