Taravari: LSDM dhe BDI do ta bëjnë qeverinë, negociatat janë teatër

LSDM dhe BDI po bëjnë teatër para se ta arrijnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, e cila do të ketë një shumicë me 62 deputetë bashkë me PDSH-në, thotë sekretari gjeneral i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari, tranmeton Tetova News.

– Nuk besoj se LSDM ka përkrahje nga ndonjë deputet i VMRO-së ose i ndonjë partie tjetër, kështu që qeveria do të ketë shumicë jostabile. Ne nuk kemi çka kërkojmë në një qeveri të tillë, me B D I – në vetëm mund të komprometohemi. Jam shumë skeptik se me ata mund të bëhen reforma, është sikur me kri*minelët të lu*ftosh kundër kri*minelëve – thotë Taravari në Alfa.

Ai shton se bashkëpunimi me Alternativën e Afrim Gashit është e fortë dhe paralajmëron e prej tani bisedojnë për ygjedhjet lokale./Tetova NewsStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...