Taravari shpall fitore: Koalicioni ynë ka 18 mijë vota, Ali Ahmeti 12 mijë

Arben Taravari uroi të gjithë për fitoren në këto zgjedhje lokale. Ai tha se banorët e Gostivarit njëzëri kanë votuar dhe kanë vendosur që katër vite komunë ta udhëheq Aleanca me Alternativën dhe gjithë partitë e tjera.

“Unë i mora 18 mijë vota ndërsa Ali Ahmeti diku 12 mijë vota. Ne kundërshtarë e kishim gjithë qeverinë, të cilët këto dy javë ishin në Gostivar, por sidoqoftë i porosisë nëse duan edhe një raund shkojmë edhe një”, tha Taravari, raporton SHENJA.

Ai tha se me shantazhe me forcë me pare, nuk blihet vullneti i popullit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...