Kandidati VLEN-it për president, Arben Taravari sot fali Bajramin në Xhaminë e Sahatit në Gostivar.
“Të gjithë besimtarëve ju uroj këtë festë, e cila është festë e miqësisë dhe tolerancës. Uroj që sa më bukur të kalojnë me familjarët e tyre pasi që zakonet ashtu e kanë, që këtë ditë t’i vizitojnë më të afërmit dhe familjarët”, uroi Taravari.