Të dhënat e fundit/ Ja sa muaj mbrojnë vaksinat Pfizer dhe Moderna

“Vaksinat Pfizer dhe Moderna duket se janë të afta të mbrojnë kundër Covid-19 për të paktën 9 muaj”.

Kështu ka deklaruar drejtori i kërkimeve të analizave biologjike të Food and drug administration (FDA), Peter Marks.

Gjatë një takimi të Asocacionit Mjekësor Amerikan, Marks ka theksuar se të dhënat e fundit kanë provuar se mbrojtja e këtyre vaksinave të bazuara në teknologjinë e re të mARN-së, zgjat të paktën 6 muaj.

“Ne besojmë se zgjatja është 9 muaj dhe do të vazhdojnë ta studiojmë këtë hipotezë. Çdo muaj që kalon mbledhim më shumë të dhëna dhe qartësi”.StrugaLajm

Marks ka bërë me dije se FDA-ja në veçanti po monitoron nëse imuniteti ulet me kalimin e kohës, sidomos tek ato kategori më në rrezik si të moshuarit ose personat ime imunitet të ulët. /noa.al/

In : Aktuale

Loading...
loading...