TË DYSHOHET NË AMERIKËN ËSHTË LEMËRI

Xhevdet Nasufi

Në 4 Shtator Kosovës ju bashkua edhe një sukses historik siç vlerësojë Kryetari Tramp,për shtetin dhe pavarsin e saj.
Pasnënshkrimi i pajtushmërisë së Kosovës dhe Srbisë në 4 shtator me ndërmjetësimin e SHBA,në këtë rast dëshmon përkushtimin proshqiptar dhe prokosovar të Amerikës.Se është kështu,për të gjithë ata që sot po prodhojn mjegullinë dhe që propagojn antiamerikanizëm me apo pa dashje,për propagandë apo ideologji, nuk e respektojn realitetin historik,por as ate kontemporant.Thënë më së buti,po e svidojn gjeostrategjin amerikane në Ballkan,karshi asaj Ruse që gjurmon çdo mundësi depërtimi në Ballkan,edhe ate nëpërmjet Srbisë,lideri i të cilit shtet më 4 Shtator u përkul para Trampit.

Po ky lider,dikur i Sheshelit dhe Milosheviqit, pos që nënshkrujti këtë pajtushmëri me Kosovën si shtet i pavarur(momente lucid i tij),miratoj edhe kërkesen për transferimin e ambasadës të Srbisë në Jeruzalem, gjeostrategjin amerikane karshi asaj ruse dhe kineze në Ballkan. Esencialisht,Marrëveshja shqiptare -srbe më 4 shtator globalizon marëdhëniet ekonomike shqiptare-srbe ne rrafshin e ndersjelle, por edhe me të tjerët nëpërmjet proekteve të përbashkëta gjigante infrastrukturore, bile edhe port i vecant i përbashkët në një pjesë të Adriatikut shqiptar. Për rifreskimin e kujtesës të çdo shqiptari,e në veçanti të rimohuesve të besimit te Amerika rikujtoj:
Është Presidenti Woodrow Wilson i cili ka meritat e veçanta dhe vendin e çmuar për pavarsin e Shqipërisë dhe moscoptimin e saj;
Është Presidenti Klinton ai që dha pëlqimin paraprak dhe mbështetjen që të sulmohet Srbia dhe forcat e saj okupuese për tu çliruar shqiptarët dhe Kosova;
Janë Bushët, ( George H.V Bush i dekoruar me “Urdhrin e Flamurit” për përkrahjen dhënë shiptarëve) dhe George W. Bush që shpalli pavarsin e Kosoves gjatë vizites hisatorike në Shqipëri;
Është Amerika që mundësoi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të realizojnë objektivin për të qenë element shtetndërtues në këtë vend(Marrëveshja Kornizë e Ohrit) dhe që triumfalisht të ngadhnjejnë luftën në vitin 2001 dhe të dalin faqebardhë nga fronti i fundit i Araqinës;
Është Amerika që gjatë luftës në Luginën e Preshevës(sygjerimi i ambasadorit amerikan në Shkup atëher drejtuar luftëtarëve të Luginës nëpërmjet autorit të këtyre rreshtave) e dha kontributin e çmuar që shqiptarët atje të kursehen nga sulmet masive dhe barbare milosheviqiane;
Është Amerika që sot Shqipëria është në NATO,kurse Kosova të bëjë ushtrin e vetë, dy faktor relevant për të garantuar sigurinë,zhvillimin e qetë dhe të pa penguar të shqiptarëve në paqë dhe demokraci.
Gjithësesi, Kosova dhe shqiptarët nuk duhet këtu ta mbyllin rifreskimin e kujtesës për miqësinë shqiptare-amerikane.Ajo është edhe më e begatshme dhe më e larmishme se çthamë por,4 shtatori duhet të ripushtojë ndërgjegjësimin tonë për kontributin amerikan edhe me këto elemente bizare:
Në cilësin e Kryeministrit kosovar, Hoti defiloi në Shtëpin e Bardhë dhe zyren Ovale si rrall kush lider botëror.Kjo ishte nder dhe respekt për Kosovën;
Biseda telefonike live e Hotit me Kryeministrin Natanjahu ishte moment politikë-diplomatikë i pashiquar deri tani.Kjo parasegjithash për faktin se Kosova akoma është shtet me sovranitet të papërfunduar,por edhe demokraci funksionale selektive.
Frustrimi politik i rimohuesve të kontributit amerikan për 4 Shtatorin me pretekstin e momentumit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë,është margjinal karshi benefiteve të Kosovës në rrafshin global. Kuptueshëm, këtë element në këtë Marrëveshje nuk mund të përjashtojm,por ai është i paefektshëm për vet Marërëveshjen dhe për të ardhmen e raporteve Amerikë-Kosovë.
Por me ne fund per rimohuesit dhe te gjithe ne,vall mundet Kosova dhe shqiptaret te bejne me shume dhe me mire se kaq sa ka bere Amerika per ne?StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...