Te flasim drejte, ose te heshtim!

Lebit Murtishi

Nje shkrim, teper euforik, i bashkevendasit tim, Tahir Hoda, me detyroi te bej kete reagim te shkurter. Kohet e fundit jemi deshmitare, veç tjerash, edhe te polemikave te paprincipta ndershqiptare, pa i vene asnje pike dhe presje gojes.
1.
Teksa nje pale mendon (mendim qe mbroj edhe une) qe disa emra publike, te cilet, edhe nen kushtet e nje regjimi dhe okupimi te eger jugosllav mbi shqiptaret, gjeten kanale per te bere kariera afirmative ne fusha te ndryshme te shoqerise se asokohshme, aktualisht duhet te presin gjer te shpallen ,,ikona” kombetare, pjesa tjeter i merr ne mbrojtje me nje fanatizem te dyshimte. Me e keqja ne kete mes vjen, pak nga mosnjohja e realitetit politik ( harrojme qe jetojme brenda te njejtit standard, qe garanton shprehjen e fjales dhe te mendimit te gjithkujt) dhe pak nga tendenca te fshehta konkuruese.StrugaLajm

Nuk perjashtohet mundesia qe, ne kete grup emrash mund te gjenden, tek tuk, edhe figura te pakomprementuara kombetarisht, por te merren ne mbrojtje, qofte individualisht, qofte ,, ne paket” – Sekretaret e Partise Komuniste Jugosllave, ambasadoret shqipfoles qe i sherbyn pushtuesit ne te gjitha kohet dhe rrethanat e mundshme ( ambasadori qe eshte permendur dhe qe ka sherbyer ne France, Luan Starova, eshte nje emigrant i ikur na r. e Shqiperise, pas L.D.B-se) pa i nxjerre perballe kesaj te ,, vertete” te verteten e vetme, se kemi qene te okupuar, pa i nxjerre perballe qindra mijera shqiptare te vrare te te gjitha moshave, pa i permendur dhjetramijera te burgosur (nje numri nuk u dihen as varret ku i kane, si Ukshn Hoti etj.) pa i nxjerre perballe miliona shqiptare te debuar me dhune nga vatrat e tyre, pa i nxjerre perballe kalvarin biblok te vitit 1999, etj. etj.pa asnje fund, nuk me duket se i ben nder ndonjērit prej atyre qe ke marre ne mbrojtje, bashkevendasi im!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...