Të gjithë shkojnë kundër të gjithëve!

Blerona Jakupi

Të gjithë shkojnë kundër asaj që s’duhet të shkojnë…!

Në Dardani së shpejti nisin zgjedhjet e pa zgjidhshme, duke shikuar se si luftohet edhe nga Haga për të ruajtur frontin e “mbretërisë” me gjithçka munden , po aktivizohen të ndalojnë vullnetin e popullit, megjithatë nga ana tjetër Amerika si superfuqi botërore (edhe pse nuk e kuptoj akoma ç’lidhje ka t’i fus hundët ku s’duhet) mundohet t’i përkëdhel politikanët shqiptarë dhe më vonë të ndërtoj planin e saj për t’mos e lëshuar vendin ku ndodhen mijëra strategji për të “dënuar” armiqtë me pamje të qartë!StrugaLajm

Nga ana tjetër në RMV , çdo ditë që vjen, gjumi edhe më shumë thellohet ndaj çështjeve që s’kanë fill e as fund dhe atë: Përdorimi i gjuhës shqipe, numërimi i popullsisë shqiptare dhe popujve tjerë brenda shtetit, drejtësia e humbur si vetë vendi ku jetojmë, gjykimi jo i drejtë për raste të caktuara ose shkurt dhe qartë rasteve ndaj shqiptarëve, se është shtet dhe ka të drejtë t’i mbrojë kriminelët e vet!
Dhe sot çohen peshë të protestojnë në mënyrë paqësore me mosreagim ndaj provokimeve. Nuk e di nëse ekziston provokim më i madh se ato që përmenda më lartë. Fatkeqësia nuk mbaron këtu, por vijon edhe më tej, kur subjektet politike pavarësisht pozitë e opozitë kanë frikë mos ju ftohet dhe mos ju shuhet etja e pushtetit sepse këtë po na e dëshmojnë çdo ditë.

Më tej janë dhe ca “analistë” të vetëquajtur intelektual që një fjalë e kanë më të shtrenjtë se vetë jeta e tyre, e që nuk kanë guxim ta thonë të vërtetën se mos ndoshta mbesin pa punë. E sikur mos mjaftonte me kaq, vëmendja përsëri kthehet tek persona të harxhuar që pas një kohe u është kujtuar të “rizgjohen” për ndonjë gjurmë të vogël që do ta përmbushte veprimtarinë e tyre të mjegullt!StrugaLajm

Ndërkohë rinia duke i parë këto gjëra është lodhur nga bindje të gabuara sepse rinia nuk flen, por gjithmonë kërkon atë që i duhet psh Gjermaninë,Zvicrën e mbase,mbase edhe Amerikën, kjo falë frymës së gabuar që po e lëshojnë gjeneratat e konsumuara!

Blerona Brao


Loading...
loading...