Të hënën fillon pagesa e pensioneve në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e rishikoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për kryerjen e pagesës së pensioneve për muajin tetor të vitit 2022.

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se data 28.10.2022, ndërsa bankave komerciale u rekomandohet që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e tetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga 31.10.2022.

Klientët të cilët nuk përdorin kartela bankare, parat e tyre mund t’i marrin nga filalet e bankave, të cilët janë ndarë në katër grupe.StrugaLajm

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.10.2022 (e hënë);StrugaLajm

Për pensionet në shumë prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.11.2022 (e martë);

Për pensionet në shumë prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.11.2022 (e mërkurë) dhe

Për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 03.11.2022 (e enjte), njoftojnë nga Qeveria.

In : Aktuale

Loading...
loading...