TË JEMI MIKU I VETËVETES!

Muhamet Borova


Njohi vetëm një obligim,se duhet të respektohen urdhërat.Jeta është boshe kur njeriu nuk ka shëndet. Mendojmë se lumturia vjen duke shëtitur,por ajde ta provojmë ndoshta lumturinë do ta gjejmë duke ndejtur në shtëpi.Mjaft e kërkuam lumturinë jashta.Duke ndejtur në shtëpi do tu gëzohemi imtësirave të cilat nuk kemi pasur mundësi ti vërejmë.Të japim shembuj të mirë dhe jo vetëm fjalë të mira.StrugaLajm

Mos e shkatërojmë “veprën” e Zotit- “jetën” tonë , me pabindshmërinë tonë.Të bëhemi modest,sepse modestia i lidhë të gjitha zemrat.Virusi nuk ka miq dhe armiq. Armiku i vetes është vetë njeriu që nuk i respekton rregullat.Armiku i vetes,bëhet armik i rrethit. Vendimi varet nga njeriu, të jetë miku i vetes,ose rreziku për të tjerët. Jeta dhe lumturia duhet të kuptohen seriozisht. Jeta nuk ka reprizë,ska përsëritje.Nga vullneti dhe ndërgjegja jonë varet ballafaqimi me problemet dhe rreziqet.Të respektohen rregullat dhe urdhërat nuk është vetëm guxim, por edhe obligim moral shoqëror. Bëhu i vetes.Shëndeti është kuptimi i ekzistencës. Duke u kujdesur për shëndetin do ti japin fund virusit ,në të kundërtën virusi ne do të na japë fundin.Këshillat më mirë kuptohen,kur njeriu ka kokë!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...