Të lodhur nga gënjeshtrat, fshati boshnjak u ndaloi politikanëve dhe partive të agjitojnë për zgjedhjet e së dielës

Para zgjedhjeve të përgjithshme në BeH, fshati Podgora i paralajmëroi të gjithë kandidatët e të gjitha partive të mos shkojnë atje.

“Na gënjeni me vite. Asnjë aprti nuk është e mirëseardhur në Podgorë”, shkruan në një transparent të madh që ndodhet në mes të fshatit. Në anën e pasme të transparentit, për ata të cilët janë këmbëngulës, është shkruar porosia: A e lexuat? Njerëzit thonë: Mjaft më”.

Disa nga aktivistët partiakë menduan se banorët e fshatit nuk emndojnë seriozisht, por pllakatet e tyre ishin shqyer. Podgora ka 700 banorë dhe ka pak gjasa që në zgjedhjet e së dielës do të dalin të votojnë.StrugaLajm

Më pak se 20 për qind e qytetarëve kanë besim tek politikanët në shtet, ceket në anketën e Shoqatës së gazetarëve të BeH-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...