Të mërkurën do të ketë rivotim në qendrën e votimit 1844 në Strugë

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski në seancën e sotme të KSHZ-së tha se rivotimi për vendvotimet ku janë vërtetuar parregullsitë do të ndodhë më 22 maj.

“Votimi do të mbahet më 22 maj, viti 2024, që do të thotë të mërkurën tjetër”, u shpreh Dashtevski.

Komisioni pranoi njëzëri propozimin që të ketë rivotim në këto vendbanime edhe atë: në vendvotimin në zonën zgjedhore 5 në vendvotimet 1470/1, vendvotimi 1470 në Komunën e Dollnenit, vendvotimi 1184 dhe vendvotimi 1202 në Komunën e Krushevës, vendvotimi 1844 në Komunën e Strugës dhe vendvotimi 1272 në Komunën e Ohrit.StrugaLajm

Rivotim do të ketë edhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

In : Aktuale

Loading...
loading...