Deri te Strugalajm.com nga disa të punësuar në Komunën e Strugës është përcjellur sërish shqetësimi se prej më shumë se tre javësh, ata vazhdojnë në rrugë private t’i mbulojnë harxhimet shëndetësore,sepse nga ana e Komunës nuk është paguar kontributi shëndetësor.Ata duke preferuan të mbeten anonim se u frigohen pasojave theksojnë se kjo gjendje është prej disa javësh, gjë që u ka sjellur shpenzime shtesë për buxhetin e familjeve të tyre.Ata nuk e dinë e arsyen që ka sjellur këtë situatë,por theksojnë se nuk ka ndodhur që pagat të paguhet,ndërsa kontributi shëndetësor jo duke ngritur shqetësimin se mospagimi i sigurimit shëndetësor nuk është rastësor por me prapavi të caktuar.Ndërkohë,Strugalajm.com në disa raste ka tentuar të marr prononcim nga zyrtarët komunal, por ata si gjithmonë bëjnë të pakapshim me median.(Strugalajm.com)
