Të shtëna me armë në Shkup, një i vdekur

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër po lufton për jetë pas një përleshje me armë mes disa familjarëve në një dyqan në afërsi të tregut në Taftalxhe të Shkupit, shkruan Makfax.

Sipas informacioneve paraprake, vrasja është kryer nga pronari i dyqanit i cili, pas grindjes, ka qëlluar me armë zjarri të afërmin e tij, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se edhe një tjetër person ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar në Urgjencë në Qendrën Klinike në Shkup.StrugaLajm

Autori i vrasjes është ndaluar nga policia.

In : Aktuale

Loading...
loading...