Të studiosh Mjekësinë Veterinare!

Kanë kaluar dy vitet e para të studimeve, tani fillon viti i tretë! Por, cili është “problemi” që cdo ditë duhet të “përballesh” me njerëz, të cilët pyesin se për cfarë studion dhe kur u thua që studion Mjekësinë Veterinare, fillojnë dhe habiten, nuk e kuptoj pse?!
Kalon kjo, pastaj fillojnë dhe komentojnë po për cfarë të duhet kjo shkollë? Të bësh gjithë atë shkollë për lopët dhe pulat,
të kesh punë me lopë dhe pula?!
Njerëz të nderuar, të studiosh Mjekësinë Veterinare nuk nënkupton vetëm lopën, përveç lopës ka edhe shumë kafshë tjera që kanë nevojë për trajtim dhe kujdes, njëjt sikur vetë njeriu!
Prandaj, ju lutem “duke mos ditur asgjë” mendimet që ju i keni mos i shprehni, e di se është koha ku çdo kush mund të shpreh mendimin e vet, por kjo nuk domethënë që duhet të gjykojm vendimet e dikujt tjetër, të paktën nëse nuk ju pëlqen vendimi i tjetri mos e shpreh mendimin tënd, se askujt nuk intereson se çfarë ti mendon! Në qoftë se do kishte nevojë për mendim para se të merrte vendimin përfundimtar do ju pyeste! Mos mendoni se duke dhënë mendime dhe duke komentuar gjithçka dikush do të ndryshoj rrjedhën e jetës ose do të ndryshoj degën e studimeve. Secili prej nesh e di vetë çfarë dëshiron të studioj dhe se me cfarë do të merret mbas studimeve , qoftë të Mjekësisë Veterinare, qoftë të ndonjë degë tjetër.
Ndoshta do vazhdoj përsëri të “paragjykohem” edhe nga ky lloj shkrimi. Por, për mua nuk kanë rëndësi opinionet e të tjerëve, rëndësi ka që unë ndjehem shumë mirë dhe shumë e lumtur për degën që unë kam zgjedhur të studioj, fund i fundit nuk ka asnjë të keqe të studiosh për lopët, pulat ose për ndonjë lloj kafshe tjetër edhe ata janë qenie të gjalla!
Unë besoj se kafshët të falenderojn në heshtje dhe çojn lutje tek Zoti për ty!

P.S E cilësuar nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Tiranë,
si studentja e parë shqiptare femër nga Maqedonia!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...