Të tillë të duan o Ladorisht!

Të tillë të duan o Ladorisht!

1.
Të tillë të duan o Ladorisht
Të tillë të deshën dhe historitë
Jo kryengritës, por kokëposhtë
As gjallë as vdekur si një mehit…

2.
T’i marrin krojet, të rrosh pa ujë
T’i presin malet t’i bëjnë shkretirë
T’i shembin kodrat t’i bëjnë si varr
T’i prapa perdes të mbash sehir…StrugaLajm

3.
Të tillë të duan o Ladorisht
Me porta hapur si han pa zot.
Gjer kur do hiqesh si zvarranik
Një ditë Zoti kam shpresë ta thotë…StrugaLajm

4.
Kam frikë të vdes dhe nuk do vdes
Pa të parë ty më këmbë si Lis
Pa të parë ty siç ke qënë dje
Jo han pa zot, po Ladorisht…

Lebit Murtishi


Loading...
loading...