Teki Arsllani:Me mbështetjen e Komunës po realizojmë një projekt jetik për Dollogozhdën

DOLLOGOZHDA  FSHATI ME UJË TË PIJSHËM  MË I MIRI  SE  ÇDO VEND, PËR THATËSIRA NË SEZONIN E VERËS  FALË PROJEKTIT TË DYTË  I REALIZUAR  NGA KOMUNA E STRUGËS      

                Shkencëtarët thonë se bota është duke përjetuar një mungesë të ujit të pastër, dhe kjo vetëm do të keqësohet për shkak të shtimit të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike. Fakte të ndryshme  tregojnë se si mungesa e ujit është duke ndikuar tek njerëzit në mbarë botën. 

Uji është vazhdimisht në mendjet e njerëzve  dhe në  thatësira më të mëdha  populli ka nevojë  më tepër për ujë .

 “Në pjesën më të madhe të botës, mungesa e ujit të pijshëm është një krizë në rritje, që do të shtohet edhe më shumë  nga ndryshimet klimatike dhe shtimi i popullësisë ”

 Probleme të natyrës të këtillë shkaku kushteve klimatike  për ujë të pijshëm  këtë sezonë verore kishim  në vendbanimin tone , në f. Dollogozhdë. 

   Nga Bashkësia vendore f. Dollogozhdë,anëtarë të tjerë,këshilltari komunalë,drejtori  ndërmarrjes ,,Ujësjellësi,,  dhe të tjerë në takim me kryetarin e komunës z.Ramiz Merko,u diskutua për problemet që kanë qytetarët e f. Dollogozhdë në  lidhje me ujin e pijshëm ,njiherit edhe me mungesën gati të tërësishme të burimit të ujit në Dollogozhdë. Me kërkesë të bashkësisë lokale ,dhe konsultimet paraprake kryetari i komunës  u dakordua që do të investojë në Dollogozhdë për projekt të ri 2400m  gjatësi , linjë të re nga burimi i fshatit Zhepin , deri te  bazeni në f. Dollogozhdë.

Më 22.06.2020 pasi kaloi edhe tenderi si procedure për marrjen e gypave , nisi aktiviteti me rrëmimin e kanalit prej f.Zhepin për nga Dollogozhda  siç duket edhe në foton e më poshtme.StrugaLajm

  Punë me plotë vrull dhe energji nga komuna e Strugës  për rregullimin  e përjetshëm me ujë të pijshëm  të f. Dollogozhdë. Në f. Dollogozhdë po funksiononte vetëm  një pompë që vazhdimisht hidhte ujë me gypin F 10, por shkaku sezonës së thatë dhe shtimit të popullates nga gurbetqarët kjo pompë nuk arrinte të furnizojë në sasi të mjaftueshme qytetarët e Dollogozhdës me ujë. 

 Më 06.07.2020 në f. Dollogozhdë u sollën nga Shkupi 1400 m gyp F 11 I cili u bartë  me mjete komunikacioni nga bashkëvendasit  në Dollogozhdë .Brenda kohës  filloi montimi i gypave ,dhe I kabllës  e cila do të luan shumë rol të rëndësishëm në shuarjen  dhe ndezjen e pompave.

           Dhe kështu projekti  u mbarua. Tani në mënyrë të shkëlqyeshme mund të      aktivizohen sipas nevojës  të dy pompat të hedhin  ujë në bazenin tone  prej 600 m.StrugaLajm

     Të dashur vëllezër dhe motra Dollogozhdarë ne jemi ,jetojmë këtu në këta troje të bukura,shijojmë jetën  dhe do të vazhdojmë me shekuj të jetojmë këtu.

   Faleminderit shumë  kryetarit të komunës që  ishte i vendosur për rregullimin e ujit të pijshëm të vendit tonë.

NËSE EGZISTON MREKULLIA NË KËTË PLANET ËSHTË  UJI

Respekte …

  12.07.2020            Bashkësia vendore f.Dollogozhdë

f.Dollogozhdë                                       Kryetar:

                                                         d.v. Teki Arsllani

In : Aktuale

Loading...
loading...