Tentoi të grabisë në shtëpinë e pleqve në Zvicër, arrestohet shtetasi maqedonas

Mbrëmjen e së martës, një shtetas maqedonas 24-vjeçar ka hyrë në një shtëpi të të moshuarve në qytetin zviceran Gams, afër kufirit me Lihtenshtajnin.

Ai u tha atyre se duhej të kontrollonte arkën fisklae, mirëpo qëllimi i tij ishte të merrte paratë.StrugaLajm

Stafi ka reaguar dhe ka lajmëruar policinë, pasi grabitësi ka vendosur të hapë me forcë arkën fiskale.

Ai u mbajt në ambiente derisa policia lokale mbërriti në St. Gallen.

Më pas personi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim në prokurori.TS

In : Aktuale

Loading...
loading...