Njëzetë e katër të prekur nga fruthi në Strugë


Në shërbimin e epidemiologjisë në Njësinë e Qendrës së Shëndetit Publik Rajonal në Strugë janë regjistruar 24 persona me fruth.

Udhëheqësi i shërbimit të epidemiologjisë, Dobrievoe Kuzmanovski informoi se midis të prekurve ka foshnje tremuajshe dhe persona të moshës 50 vjeç.

“Shumica e të prekurve janë të rritur, por ka gjashtë foshnja deri në një vjeç. Përveç foshnjave dhe një pacienti më të rritur, të tjerët të gjithë janë të vaksinuar me vaksinën MRP, disa me një dozë, ndërsa disa me dy doza”, deklaroi Kuzmanoski për MIA-n.StrugaLajm

Rekomandon që t’u iket kontaktit nga personat e infektuar dhe për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë.

“Personat e vaksinuar më lehtë e tejkalojnë virusin, me formë të lehtë klinike, ndërsa tek ata që nuk e kanë pranuar vaksinën mund të krijohen më shumë komplikime”, thotë Kuzmanoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...