Tërhiqet propozimi i Kosovës që në Strugë të vendoset pllakë falenderuese për struganët!

Është tërhequr nga rendi i ditës në seancën e sotme të Këshillit komunal propozimi për vendosjen e pllakës falenderuese në shenjë mirënjohje për struganët që pritën shqiptarët e Kosovës në vitin 1999, propozim ky i ardhur nga Konsullata e Kosovës në Strugë .Siç mëson strugalajm.com ky propozim është prolonguar për në një seancë tjetër, por në thelb kjo shtyrje ka ardhur pas kundërshtimit që kësaj pike iu bë në mbledhjen e Komisionit gjegjës nga këshilltarët e partive maqedonase.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...