Një termet i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në detin Adriatik, jo shumë larg bregdetit të Durrësit.
Tërmeti ka qenë më i fortë se këta që kanë rënë ditët e fundit.
Siç bëhet e ditur lëkundjet kanë qenë 3.6 ballë i shkallës rihter.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet janë ndjerë të forta në Durrës dhe më të lehta në Tiranë.