Teste të shpejta për Covid-19 në Aeroportin e Ohrit

Teste antigjene të shpejta të cilat mund të bëhen aty për aty para fluturimit, nga nesër do të bëhen edhe në aeroportin Shën Aportoll Pavle në Ohër, informon Zhurnal.

Testet do t’i bëjë Klinika Zhan Mitrev, gjegjësisht laboratoria e saj për gjenetikë dhe mjekësi e personalizuar e cila ka vendosur pikë për testim për covid.

Pika për covid testim do të punojë çdo ditë kur ka fluturime për vendet të cilat kërkojnë test negativ, 4 orë para kohës së fluturimit drejt çdo destinacioni.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...